“De Gea është lojtari i vetëm i klasit botëror, që ka Manchester United”

627
Gary Neville beson se portieri David de Gea është aktualisht lojtari i vetëm i klasit botëror te “Djajtë e Kuq”. Portieri spanjoll, i cili u emërua lojtar i vitit i Manchester United në tri sezone të njëpasnjëshme, midis 2013 dhe 2016, ka qenë në formë madhështore përsëri.
Të tijtë u larguan nga ndeshja e parë e 1/8 finale të Ligës së Kampioneve kundër Sevilla me një barazim 0-0, në sajë të refleksit të mrekullueshëm të portierit të Spanjës. Dhe Neville këmbëngul se 27-vjeçari, i cili është i lidhur me një lëvizje të mundshme verore drejt Real Madridit, është ylli i qartë i skuadrës aktuale të Jose Mourinhos, pavarësisht përforcimit të fundit nga Arsenali, Alexis Sanchez. “De Gea është i vetmi lojtar i klasit botëror te Manchester United. Ju ndoshta mund të thoni Sanchez, por jo te Manchester United, – tha Neville për “Goal”. – Por De Gea është i vetmi lojtar, që Manchester United ka në një nivel të klasit botëror. Lojtari tjetër, që unë do të thoja se ka bërë shkëlqyeshëm, për të cilin nuk mund të thuash nëse është i klasit botëror apo jo, është Antonio Valencia gjatë dy apo tri viteve të fundit, shkruan telesport.
Ai ka qenë i jashtëzakonshëm. Por, për mua, De Gea është lojtari i shquar i Manchester United në aspektin e standardeve botërore, pa një hije dyshimi. Problemi për Jose Mourinhon në këtë moment është se si të sikronizojë sëbashku Romelu Lukaku, Rashford, Martial dhe Sanchez. Kjo është pyetja e madhe në këtë moment, kush luan në të djathtë? Martial ka qenë atje, por kemi parë edhe Sanchez në këtë pozicion, në disa lojëra”.
Sigal