De Biazi viziton Kombëtaren, ka batuta e nostalgji

122
Para fillimit të stërvitjes së djeshme, futbollistët e Kombëtares shqiptare janë përballur me një surprizë të këndshme. Në stadiumin “Elbasan Arena” ka zbritur Xhani De Biazi, i cili është takuar me të gjithë lojtarët, ku ka qëndruar për pak minuta me ta. Disa batuta, shumë përqafime dhe duartrokitje, këto e kanë shoqëruar këtë takim të veçantë të teknikut, i cili nuk ka kursyer batutat Kristian Panuçin.