De Biazi thumbon Venturën: Do jem komentator se tek Italia duhen të zotët

573
Italia i ka mbetur peng dhe Xhani De Biazi nuk e ka fshehur këtë as në deklaratën e dhënë ditën e djeshme. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare ka thumbuar drejtuesit e federatës italiane për faktin që zgjodhën Venturën dhe këtë të fundit e quan të “zotin” me ironi, pasi la jashtë Botërorit Italinë.
“Nuk e di çfarë do të bëj në të ardhmen, por për momentin do të jem komentator te ‘Rai’. Shumë shpejt do të flas për kombëtaren. Nuk do ta bëj nga stoli, por nga sipër në tribunë.
Sepse në stol duhet të jenë ata të zotët”, tha De Biazi duke qeshur dhe, më pas, duke e pranuar që pak polemika nuk bëjnë keq kurrë. Më tej ai thotë se këtë herë nuk do të bëjë më zgjedhjen e gabuar, duke iu referuar Alaveshit.
Sigal