De Biazi thërret Loret Sadikun, jashtë Edgar Çani

568
Sigal

Lista kundër Zvicrës dhe Qipros. Në grumbullim edhe Alban Meha me Bekim Balajn. Jashtë Edgar Çani

Trajneri i Kombëtares, De Biazi, zbardhi listën e lojtarëve për dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Kampionatit Botëror, ato kundër Zvicrës (11 tetor në “Qemal Stafa”) dhe Qipros (15 tetor) në ishullin e Afërditës. Italiani ka thirrur për herë të parë mbrojtësin Loret Sadiku (luan në Suedi me Hesingborgun) si dhe Ermir Lenjanin e St.Galenit. Në lisë janë dhe Jahmir Hyka (i rikthyer) si dhe Bekim Balaj. Rikthehet në dispozicion te De Biazit, mesfushori Alban Meha, ndërkohë që jashtë është sulmuesi Edgar Çani. Në vijën e parë janë Belim Belaj, Shkëlzen Gashi, Hamdi Salihi dhe Agon Mehmeti. Në listë anti-Zviver&Qipro mungojnë Erjon Bogdani dhe Armando Vajushi, si dhe Ahmed Januzaj.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgi Mavraj, tregon se edukimi shqiptar nuk e lejon t’i pres keq futbollistët shqiptar që luajnë për kombëtaren e Zvicrës. Mërgim Mavraj, mbrojtësi i Greuther Fuerth dhe kombëtares së Shqipërisë ka folur për mediat shqiptare për dy ndeshjet e ardhshme të kuqezinjve.  Shqipëria më 11 tetor pret Zvicrën e pesë futbollistëve shqiptar, kurse katër ditë më vonë luan në Qipro. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili e Admir Mehmedi janë ftuar nga trajneri, Ottmar Hitzfeld, por Mavraj refuzon t’i trajtojë ndryshe këta lojtar përveç se si vëllezër. “Unë jam futbollist dhe s’duhet të merrem me të tilla gjëra, por edukimi im shqiptar nuk më lejon që t’i pres keq vëllezërit tanë, që janë të mirëpritur”, tha mbrojtësi 27-vjeçar. “Me Zvicrën na pret një ndeshje e madhe dhe, duke qenë se ata janë kryesuesit e grupit, duhet të bëjmë mirë. Dy ndeshjet e shkuara duhen harruar sa më shpejt, sepse kemi mundësi të tregojmë një fytyrë tjetër të kësaj Kombëtareje, që nuk është ajo që u pa në Slloveni dhe Islandë, jam i bindur. A pres që tifozët ta mbushin stadiumin si ndaj Norvegjisë? Nuk pres asgjë nga këto, më duhet të them vetëm se ne duhet të bëjmë çmos që t’i kënaqim ata dhe t’i lumturojmë”, tha Mavraj.

Portierë

Etrit Berisha   Lacio

Samir Ujkani    Palermo

Orges Shehi     Skënderbeu

Mbrojtës

Admir Teli      Karabak

Lorik Cana      Lacio

Andi Lila       PAS Janina

Loret Sadiku    Helsingborg

Renato Arapi    Skënderbeu

Mërgim Mavrja   Grojther Fyrth

Ermir Lenjani   St.Galen

Armend Dallku   Vorskla

Mesfushorë

Jurgen Gjasula  Liteks

Ergys Kaçe      PAOK

Odise Roshi     FSV Frankfurt

Migjen Bssha    Torino

Ansi Agolli     Karabak

Jahmir Hyka     Lucern

Ervin Bulku     Sepahan

Valdet Rama     Valadolid

Amir Abrashi    Grasshopers

Sulmues

Bekim Balaj     Jagiellonia

Shkëlzen Gashi  Grasshopers

Hamdi Salihi    Iangtsu

Agon Mehmeti    Grasshopers

Në datën 12 vijnë

Tefik Osmani    Teuta

Emiljan Vila    PAS Janina

Sabien Lilaj    Skënderbeu

Alban Meha      Padeborn

Sulmuesi shqiptar realizoi dy gola në fitoren 3-1 të FSV Frankfurtit ndaj Erzgebirges

  Merr një dopio “Kapllani” dhe fiton pa mundim

 Edmond Kapllani shënoi dy gola të rëndësishëm në fitoren 3-1 kundër Erzgebirge Aue, në javën e dhjetë të Bundesligës 2 gjermane, duke konfirmuar momentin e tij të mirë. Për sulmuesin durrsak këta ishin golat me numër 55 dhe 54 në karrierën e tij thuajse dhjetëvjeçare në kampionatet gjermane, midis Bundesligës 1 dhe asaj 2, ku dhe durrsaku ka shpenzuar pjesën më të madhe të karrierës së tij, pas aktivizimeve me Partizanin dhe Besën në Shqipëri, si dhe Rijekën në Kroaci. Këtë sezon, Kapllani ka shënuar pesë gola në Bundesligën 2 si edhe një gol në Kupën e Gjermanisë. Kapllani u cilësua nga mediat gjermane (“Kicker”, “Frankfurter Runshchau”), si lojtari i ndeshjes, duke marrë komplimentet e trajnerit të tij Beno Mëlheman si dhe duartrokitjet e tifozëve. Takimi filloi me një gol të shpejtë të FSV Frankfurtit në minutën e pestë, më një realizim me kokë të Umarit. Dhjetë minuta më pas, ishte Edmond Kapllani (15’), ai që dyfishoi shifrat. Leki dhe Gërlic kombinuan midis tyre, duke nxjerrë të lirë Kapllanin, me shqiptarin që nuk gaboi nga një distancë e afërt. Golit i tretë, i sërish nga sulmuesi durrsak. Epshtajn krosoi për Kapllani, që i ndodhur i lirë në zonën e vogël bëri detyrën. 3-0 kur kanë kaluar vetëm 30 minuta lojë. Ndeshja ka në historinë e saj edhe golin e Erzegebirges, me anë të Kënig në minutën e 74-t. Edmond Kapllani u zëvendësua në minutën e 69-të, ndërkohë që Odise Roshi qëndroi gjatë gjithë kohës në bankinë. Me këtë fitore, FSV Frankfurti u ngjit në vendi e pestë në Bundesligën 2. FSV Frankfurti është ekipi i dytë i qytetit të Frankfurtit, pasi është Ajntrahti skuadra më e madhe në të gjitha termat. Sezoni i kaluar ishte edhe më i miri në historinë e FSV Franfkurtit, pasi kurrë më parë ata e kishin përfunduar kampionatin në vendin e katërt në Bundesligën 2. Dhe për këtë një meritë të jashtëzakonshme, pa dyshim ka dhe sulmuesi Kapllani, i cili me 11 golat e tij ishte dhe realizuesi më i mirë i skuadrës. Golat e tij kanë qenë shumë të vlefshëm, ndërsa nuk duhet të harrojmë se dy gola shënoi edhe mesfushori i Kombëtares, Odise Roshi.

Golat sipas ekipeve

Karlsruher

118 ndeshje, 26 gola

FSV Frankfurt

36 ndeshje, 16 gola

SC Paderborn 07

23 ndeshje, 8 gola

TuS Koblenz

17 ndeshje, 5 gola

FC Augsburg

8 ndeshje, 1 gol

Total

202 ndeshje, 56 gola

Altin Rraklli, “bomberi” me 58 gola

 Altin Rraklli është lojtari shqiptar, që ka shënuar më shumë gola në Gjermani. Trajneri aktual i Kombëtares së femrave realizoi në total 58 gola: 16 në Bundesliga 1 (në 111 ndeshje) dhe 42 gola në Bundeliga 2 (në 171 ndeshje). Realizuesi i dytë më i mirë tashmë është Edmond Kapllani, i cili ka realizuar 56 gola (202 ndeshje), ose dy më pak se Rraklli. Edmondi i të gjitha mundësitë të thyejë rekordin e Rrakllit, pasi është ende në aktivitet. Ervin Skela është shënuesi i tretë më i mirë në Gjermani. Fantazisti ka realizuar 53 gola, pesë më pak se Rraklli, por Ervini është realizuesi më i mirë shqiptar në Bundesligën 1: 23 gola, kundrejt 16 të Rrakllit. Skela ka shënuar 21 gola në 168 ndeshje në Bundesliga 1 dhe 32 gola në 145 ndeshje në Bundesliga 2.

Kampion i botës kryeson Kampionatin Botëror me 77 pikë më shumë se Fernando Alonso i Ferrarit

 Fenomeni Fetel, titulli një formalitet

  Sebastian Fetel fitoi Çmimin e Madh të Koresë së Jugut, i katërti rresht, duke çuar në 77 pikë avantazhin ndaj Fernando Alonsos dhe mund të bëhet kampion i botës në Formula 1 qysh në garën e ardhshme në Japoni. Kjo ishte fitorja e tij e 34-t në karriëerë, ndërkohë që për të ishte suksesi i tretë rresht në Çmimin e Madh të Koresë. Piloti i Red Bullit bëri një fundjavë të shkëlqyer në Yeongam të Koressë, duke fituar të shtunën “pole position” dhe të dielën garën. Pas tij u renditën Raikonen dhe Groszhën, që të dy të skuderisë Lotus. Hulkenberg me Sauberin e tij arriti një vend të katërt histori, ndërkohë që Alonso nuk shkoi më shumë se një vend i gjashtë, pas Hemiltonit. Fetel u nis shumë mirë, duke e komanduar garën nga fillimi në fund. Në xhiron e 32-të, goma e pasme e Meklarenit të Peresit shpërtheu. Në pistë hyri makina e sigurisë dhe situata në atë pikë ishte: Fetel i pari, më pas Groszhën, Raikonen, Hamilton, Hulkenberg dhe Alonso. Për pilotin e Ferrarit ishte një ditë për të harruar. Më avantazhin prej 77 pikësh kur kanë mbetur edhe pesë gara nga përfundimi i Botërorit të Formula 1, Sebastian Fetel ëshë shumë pranë fitimit të titullit të katërt rresht kampion, duke u barazur kështu me legjendën brazliane Ajerton Sena, i cili vdiq gjatë një aksidenti në vitin

RENDITJA

PILOTËT

1 S. Fetel (Gjermani)

Red Bull, 272 pikë

2 F. Alonso (Spanjë)

Ferrari, 195 pikë

3 Kimi Raikonen (Finlandë)

Lotus, 167 pikë

SKUDERITË

 1 Red Bull      402 pikë

2 Ferrari       284 pikë

3 Mercedes      283 pikë