De Biazi sjell risi Rey Manajn dhe Veselin, ja lista e plotë për miqësoret

479
Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Gianni De Biasi ka zbardhur listën me lojtarët që ka ftuar për dy ndeshjet miqësore ndaj Kosovës dhe Gjeorgjinë.
Risitë për dy ndeshjet miqësore janë ftesa për sulmuesin e Interit, Rey Manaj dhe mbrojtësin Frederik Veseli që ka luajtur deri tani me moshat e Zvicrës.
Ndërsa Tarashaj, Latifi, por edhe disa lojtarë të tjerë nuk kanë pranuar që të vishen kuqezi sipas teknikut italian që drejton kombëtaren.
Pas publikimit të listës, tekniku është ndalur te ndeshja e parë miqësore në Prishtinë përballë Kosovës.
“Ndeshja me Kosovën është një detyrim moral pas mbështetjes për kualifikimin, do të jetë festë. Ndërsa përsa i përket lojtarëve të grumbulluar, Abrashi dhe Kukeli të dëmtuar, për Canën vendoset nesër”- tha ai. 



Sigal