De Biazi: “Shqipëri sulmuese ndaj Rumanisë”

488
Sigal

Miqësore/ Sot, Shqipëri-Rumani në Iverdon të Zvicrës. 95 miqësoret e kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë sot kundër Rumanisë së Viktor Picurkës në Iverdon të Zvicrës, ndeshje e programuar për në orën 19:00, me një formacion me theks sulmues, ku në vijën e parë do të jenë Hamdi Salihi dhe Shkëlzen Gashi, fituesi i “Këpucës së Artë” në kampionatin zviceran. Ndeshje, e cila do të ndiqet nga një numër i madh shikuesish shqiptarë më banim në Zvicër dhe vendet përreth, pritet me shumë interesim nga trajneri Xhani De Biazi, kjo për të parë dhe gjendjen e skuadrës, por dhe të lojtarëve të veçantë. Kjo do të jetë miqësorja e 95-të historike e kuqezinjve dhe e 11-ta për trajnerin Xhani De Biazi në stolin e Shqipërisë. Pas, Rumanisë, përfaqësuesja jonë do të luajë edhe dy takime të tjera: me Hungarinë (4 qershor, në Budapest) e San Marinon (8 qershor, Serravalle). Sipas trajnerit Xhani De Biazi, këto ndeshje janë një test para kualifikueseve të Kampionatit Europian 2016. Shqipëria ka zhvilluar deri tani 94 ndeshje miqësore në total, teksa ajo a fundit ka qenë ballafaqimi me Maltën në “Niko Dovana” (5 mars 2014), të fituar me rezultatin 2-0 me një gol me kokë i Migjen Bashës në pjesën e parë (26’) dhe një kryevepër e Alban Mehës në të dytën (52’). Bilanci në ndeshjet miqësore është pozitiv: 36 fitore, 26 barazime dhe 32 humbje. Trajneri Xhani De Biazi ka zhvilluar dhjetë miqësore në bankinën e Shqipërisë, teksa italian ka regjistruar 54 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, duke qenë ai gjithmonë më i suksesshmi nga teknikët kuqezinj. Trajneri De Biazi ka thirrur 20 lojtarë për miqësoren me Rumaninë: Etrit Berisha dhe Orges Shehi janë dy portierët; Agolli, Fidan Aliti, Cana, Curri, Lila, Lenjani si mbrojtës; Abrashi, Lilaj, Kaçe si mesfushorë; Cikalleshi, Gashi, Kapllani, Rama, Salihi e Vajushsi në rolin e sulmuesve. Janë vetëm 18 lojtarë, ndërkohë që Mërgim Mavraj do të vijë në ndeshjen kundër Hungarisë, ndërsa Elseid Hysaj në atë kundër San Marinos. Në fakt, ndeshja e parë miqësore e Shqipërisë e njohur nga FIFA, duke përjashtuar atë kundër Malit të Zi (pasi ende nuk konsiderohej shtet), është ajo kundër Rumanisë, më 23 tetor 1949 në Bukuresht e të përfunduar në barazim 1-1 (gol i Qamil Telitit, 49’), në regjinë e trajnerit rus, Boris Apuhtin dhe Sllave Llambit. Me Rumaninë, përfshirë ndeshje zyrtare (11) dhe ato miqësore (4), bilanci është 2 fitore, 3 barazime dhe 10 humbje.

Humbjet më të thellat në miqësore janë regjistruar pikërisht ndaj Hungarisë e Rumanisë, respektivisht Hungari-Shqipëri 12-0 (24 shtator 1950) dhe Rumani-Shqipëri 6-0 (8 gusht 1950). Sa për statistikë, fitoret më të thella janë ato Shqipëri-Qipro 6-1 (12.08.2008, Tiranë/trajner Josip Kuzhe) dhe Shqipëri-Vietnam 5-(12.02.2003, Norçia/trajner Hans Peter Brigel). Me Hungarinë, Shqipëria ka zhvilluar pesë ndeshje (4 zyrtare dhe 1 miqësore), duke barazuar 1 dhe humbur 4. Ajo që vlen, nga ballafaqimi me hungarezët është fakti se nuk kemi mundur t’u shënojmë atyre asnjë gol, kundrejt 18 të pësuar (12 vetëm në një ndeshje të vetme). Me San Marinon kemi zhvilluar vetëm një ndeshje miqësore, më 16 gusht 2006 të fituar 3-0 me golat e realizuar nga Igli Tare, Ervin Skela dhe Altin Lala. Ekipi ynë drejtohej asokohe nga trajneri kroat Oto Bariç.

4 miqësoret me Rumaninë

1) 23.10.1949, Bukuresht

Rumani-Shqipëri 1-1

2) 29.11.1949, Tiranë

Shqipëri-Rumani 1-4

3) 08.10.1950, Bukuresht

Rumani-Shqipëri 6-0

4) 20.09.1988, Kostanca

Rumani-Shqipëri 3-0

Bilanci: 4 nd, 0F, 1B, 3H

Programi i miqësoreve

31 maj, Zvicër

Shqipëri-Rumani 19:00

4 qershor, Budapest

Hungari-Shqipëri 20:30

8 qershor, Serravalle

San Marino-Shqipëri 20:30

TË GJITHA NDESHJET

MIQËSORE TË SHQIPËRISË

1-10

Miqësoret e kuqezinjve

Shqipëri-Mal i Zi 5-0

Rumani-Shqipëri 1-1

Poloni-Shqipëri 2-1

Bullgari-Shqipëri 0-0

Shqipëri-Rumani 1-4

Shqipëri-Poloni 0-0

Shqipëri-Bullgari 2-1

Çekosllovaki-Shqipëri 3-0

Hungari-Shqipëri 12-0

Rumani-Shqipëri 6-0

11-20

Shqipëri-Çekosllovaki 3-2

Shqipëri-Çekosllovaki 2-1

Shqipëri-Poloni 2-0

Kinë-Shqipëri 3-2

Shqipëri-RDGJ 1-1

Shqipëri-Algjeri 1-1

Shqipëri-Bullgari 2-0

Shqipëri-Kinë 1-1

Shqipëri-Algjeri 3-0

Shqipëri-Turqi 0-0

21-30

Shqipëri-Kubë 0-0

Rumani-Shqipëri 3-0

Shqipëri-Greqi 1-1

Greqi-Shqipëri 1-0

Greqi-Shqipëri 0-2

Shqipëri-Greqi 1-0

Maqedoni-Shqipëri 5-1

Malta-Shqipëri 2-1

Shqipëri-Bosnjë 2-0

Bosnjë-Shqipëri 0-0

31-40

Greqi-Shqipëri 2-1

Turqi-Shqipëri 1-4

Maltë-Shqipëri 1-1

Gjeorgji-Shqipëri 3-0

Shqipëri-Letoni 2-2

Qipro-Shqipëri 3-2

Shqipëri-Maqedoni 2-0

Shqipëri-Andorrë 3-0

Shqipëri-Azerbajxhan 1-0

Shqipëri-Maltë 1-0

41-50

Maqedoni-Shqipëri 1-0

Shqipëri-Qipro 0-0

Shqipëri-Maltë 3-0

Turqi-Shqipëri 0-2

Maqedoni-Shqipëri 0-0

Shqipëri-Finlandë 1-1

Shqipëri-Bahrein 0-3

Luksemburg-Shqipëri 0-0

Meksikë-Shqipëri 4-0

Shqipëri-Azerbajxhan 1-0

51-60

Andorrë-Shqipëri 2-0

Shqipëri-Vietnam 5-0

Bullgari-Shqipëri 2-0

Maqedoni-Shqipëri 3-1

Portugali-Shqipëri 5-3

Shqipëri-Estoni 2-0

Shqipëri-Suedi 2-1

Shqipëri-Islandë 2-1

Estoni-Shqipëri 1-1

Qipro-Shqipëri 2-1

61-70

Poloni-Shqipëri 1-0

Shqipëri-Azerbajxhan 2-1

Shqipëri-Lituani 1-2

Shqipëri-Gjeorgji 0-0

San Marino-Shqipëri 0-3

Shqipëri-Maqedoni 0-1

Anglia B-Shqipëri 3-1

Shqipëri-Maltë 3-0

Poloni-Shqipëri 1-0

Shqipëri-Lihtenshtejn 2-0

71-80

Azerbajxhan-Shqipëri 1-1

Shqipëri-Gjeorgji 1-1

Shqipëri-Qipro 6-1

Estoni-Shqipëri 0-0

Shqipëri-Irlanda e Veriut 1-0

Mali i Zi-Shqipëri 0-1

Shqipëri-Andorrë 1-0

Shqipëria-Uzbekistan 1-0

Shqipëri-Maqedoni 0-0

Shqipëri-Slloveni 1-2

81-90

Argjentinë-Shqipëri 4-0

Shqipëri-Mali i Zi 3-2

Shqipëri-Azerbajxhan 0-1

Maqedoni-Shqipëri 0-0

Gjeorgji-Shqipëri 2-1

Katar-Shqipëri 1-2

Iran-Shqipëri 0-1

Shqipëri-Moldavi 0-0

Kamerun-Shqipëri 0-0

Shqipëri-Gjeorgji 1-2

91-95

Shqipëri-Lituani 4-1

Shqipëri-Armeni 2-0

Shqipëri-Bjellorusi 0-0

Shqipëri-Maltë 2-0

Shqipëri-Rumani, sot/31.05

 

Shkurt

 Kukësi bën tri blerje

 Kukësi shpërthen në merkato. Presidenti Safet Gjici, pas impenjimeve si Prefekt i qarkut të Kukësit, kthen sytë nga skuadra, duke bërë tri blerje të rëndësishme në fazën mbrojtëse. Bëhet fjalë për Erjon Dushkun, Dimtar Bicajn dhe Endri Idrizajn, të cilët do të nisin në fillim të qershorit përgatitjet me verilindorët për pjesëmarrjen në Europa Legaue. Drejtuesit kuksiane vijojnë tratativat për të afruar të paktën për aventurën Europiane mesfushorin e Tiranës, Erando Karabeci, me të cilin kanë pasur një bashkëpunim të suksesshëm edhe sezonin e kaluar, ndërsa Elis Bakaj konsiderohet një tjetër vlerë e shtuar për mesfushës.

Lacio kërkon Loret Sadikun

 Loret Sadiku, mbrojtësi me origjinë shqiptare, i cili ka lindur në Suedi, mund të jetë blerja e parë e Lacios në merkaton e verës. Duke përfituar nga kontrata që po i skadon, Igli Tare ka vendosur të nisë negociatat për ta marrë nga Helsinborgu. Sadiku,  i cili premtoi të luante për Shqipërinë, por debutoi pak javë më parë me Kosovën konsiderohet nga Tare si një operacion me vlerë si ai me Etrit Berishën, pak i kushtueshëm por me të ardhme pasi lojtari premton shumë. Ndërkaq, Helsinborg pretendon të rinovojë me Sadikun dhe nëse ndodhë kjo, operacioni mund të vështirësohet për Taren sepse klubi suedez do të kërkojë shumë para për të.

Interi kërkon Shaqirin e Xhakën

 Valon Behrami dhe Granit Xhaka mbeten objektivat kryesorë të skuadrës së Interit për përforcimin e mesfushës. Dy lojtarët e përfaqësueses së Zvicrës janë ndjekur prej kohësh nga drejtuesit zikaltër. Për Behrmanin, Napoli kërkon nga 9 deri 10 milionë euro dhe nuk luan nga pozicioni i tij, ndërsa Interi për të arritur te Behrami kërkojnë të përfshijnë në marrëveshje kartonin e Taider.  Përsa i përket Granit Xhakës, i kërkuar prej kohësh nga zikalterit, po merret në konsideratë paraqitja e një ofertë prej 5 milionë eurosh plus Kuzmanovic, ndërkohë që Borusia e Mynshengladbahut e vlerëson nga 10 deri 12 milionë euro.