De Biazi: “Shpresa ‘vdes’ e fundit!”

559
Sigal

Trajneri i Kombëtares: “Jam në tratativa me FSHF-në për zgjatjen e kontratës, mungojnë vetëm detajet”

Xhani De Biazi i pëket racës së optimistëve, të cilët kërkojnë ta shohin gjithmonë në këndvështrimin pozitiv gjysmën e gotës. Trajnerit të Kombëtares shqiptare nuk i mungoi buzëqeshja, katër ditë para sfidës së rëndësishme me Zvicrën, një tjetër provë force për italianin dhe skuadrën kuqezi. Tekniku kërkon të hedhë pas dy humbjet e fundit me Slloveninë (1-0) dhe Islandën (2-1), duke shpresuar për një rezultat pozitiv me helvetikët që do të mbërrijnë në “Qemal Stafa” me gjashtë lojtarë me origjinë shqiptare: Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Admir Mehmeti si dhe Pajtim Kasami, i thirrur për herë të parë me Kombëtaren e Zvicrës.

RINISJA

“Rinisemi pas dy ndeshjeve fatkeqe. Kemi ndërtuar grupin dhe ky ka qenë objektivi ynë. Për sa kohe ka jetë ka dhe shpresë.”, – tha trajneri italian. Shqipëria ka grumbulluar 10 pikë nga tetë ndeshjet e zhvilluara, ndërsa renditet në vendin e parafundit, me tri pikë më pas vendi i dytë dhe gjashtë më shumë se Qiproja, ekipi që mbyll tabelën e grupit E, me të cilën do të mbyllim edhe këtë fushatë eliminatore. “Do t’i luajmë dy takimet e fundit me vendosmëri dhe tërbim, që na munguan me Islandën”. Në Reikjavik, Shqipëria shënoi e para me anë të Valdet Ramës, ndërkohë që pësoi dy gola krejtësisht të shmangshëm dhe që erdhën pas gabimeve fatale të mbrojtjës, kryesisht të Telit dhe Dallkut.

RINOVIMI

Kontrata aktuale e De Biazit përfundon pas ndeshjeve me Zvicrën e Qipron, më 11 e 15 tetor për eliminatoret e kampionatit botëror. Kontrata e re do të jetë deri në vitin 2015, pra me mbarimin e fushatës kualifikuese të Euro 2016, finalet e të cilit do të luhen në Francë me pjesëmarrjen jo të 16, por 24 skuadrave (për herë të parë një numër i tillë).“Jam ne tratativa me FSHF për zgjatjen e kontratës, mungojnë vetëm disa detaje. Mund të them që jemi në rrugën e duhur, dëshira e të gjitha palëve është që të vazhdojmë së bashku. Vullneti im është që të vazhdoj këtë aventurë”. se nuk kishte asnjë dilemë lidhur me të ardhmen dhe se tani pritet vetëm formaliteti i firmosjes në prani të presidentit të Federatës, Armand Duka.

RISITË

Në listën e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet, ato me Zvicrën dhe Qipron, është thirrur për herë të parë edhe mbrojtësi i Helsingborgut në Suedi, Loret Sadiku, por për kosovarin duhet të pritet konfirmimi i lejes nga FIFA-s, me të njëjtën procedurë që u zbatuar për Migjen Bashën, Amir Abrashin, Agon Mehmetin. “Sadiku? Nuk është ende i disponueshëm sepse duhet të vijë leja nga FIFA”, – tha Xhani De Biazi.

JANUZAJ

Lojtari i ditës në Angli është kosovari Adnan Januzaj, i vlerësuar si ylli i ri i Mançester Junaitid. Mesfushori 18-vjeçar realizoi dy gola në fitoren 2-1 të “Djajve të kuq” ndaj Sanderlendit, duke fituar elozhet nga të gjithë ekspertët e futbollit britanik dhe tërhequr edhe vëmendjen e trajnerit të “tre luanëve”, Roj Hodxhson. “Januzaj nuk e ka të lehtë të vendosë pasi është në mes Belgjika e Anglia, këtu hyjnë në lojë dhe menaxherët. Do të bëjmë maksimumin për të marrr Adnanin”, – tha De Biazi.

RENDITJA NË FIFA

Shqipëria e 45-ta, Zvicra e 14-ta

 Kombëtarja Shqiptare ndodhet në vendin e 45-të me 652 pikë në renditjen aktuale të FIFA-s (muaji shtator). Zvicra pozicionohet  e 14-ta, pra 29 vende më mirë se kuqezinjtë. Ekipet e tjera të grupit tonë (E) renditen në këto pozicione: Sllovenia (29), Norvegjia (39), Islanda (54) dhe Qipro (134).

Eliminatoret “Botërori 2014”

Grupi E

Ndeshjet e mbetura

11 tetor

Islandë-Qipro

Shqipëri-Zvicër

Slloveni-Norvegji

 

15 tetor

Norvegji-Islandë

Qipro-Shqipëri

Zvicër-Slloveni

RENDITJA

1 Zvicra        8    14-5       18

2 Islanda       8    14-14      13

3 Sllovenia     8    11-10      12

4 Norvegjia     8    9-9        11

5 Shqipëria     8    8-9        10

6 Qipro         8    4-13       4

Ndeshjet e Shqipërisë

Shqipëri-Qipro       3-1

Zvicër-Shqipëri      2-0

Shqipëri-Islandë           1-2

Shqipëri-Slloveni    1-0

Norvegji-Shqipëri    0-1

Shqipëri-Norvegji    1-1

Norvegji-Qipro       2-0

Zvicër-Islandë       4-4

Slloveni-Shqipëri    1-0

Norvegji-Zvicër      0-2

Qipro-Slloveni       0-2

Islandë-Shqipëri     2-1

Shqipëri-Zvicër      11.10

Qipro-Shqipëri       15.10

Vetëm mbrojtësit me minuta në këmbë. Sulmi është në krizë, mesfusha më shumë në bankinë

 Kombëtare me “pikatore”

  Forma e kuqezinjve, vetëm mbrojtësit me minuta në këmbë

Kombëtarja shqiptare do të luajë më 11 dhe 15 tetor dy sfidat e fundit të eliminatoreve të Botërorit 2014 dhe është shumë e rëndësishme që kuqezinjtë të shfaqen në formë maksimalë ndaj Zvicrës në “Qemal Stafa” dhe Qipros në transfertë për të marr pse jo maksimumin e pikëve. Po si vijnë të besuarit e De Biazit në prag të takimit me helvetët?

PORTA

Pas Samir Ujkanit që është zgjedhje e dytë te Palermo, edhe Etrit Berisha e ka humbur vendin e titullarit me transferimin e tij në Serinë A te Lacio. Është e vështirë të besosh se 25-vjecari do të mund të ulë në stol Marketin. Asnjë minutë për Berishën te Lacio dhe Ujkanin te Palermo. Në grupin e portierëve është dhe Orges Shehi i Skënderbeut, por 35-vjeçari është më shumë për figurë.

MBROJTJA

Mbrojtja është reparti që I gjen lojtarët në formën më të mirë. Lorik Cana u aktivizua 90 minuta në barazimin 0-0 të Lacios me Fiorentinën, po kështu edhe Mërgim Mavraj u aktivizua në kohë të plotë në fitoren 4-0 të Grojther Fyrth ndaj Drezden. Pritshmëritë janë të mëdha për Loret Sadikun, prurjen më të re në kombëtare, që luajti gjatë gjithë ndeshjes Helsingborg–Halmstad 4-2. Lajme të mirë vijnë edhe nga Azerbajxhani, ku Ansi Agolli realizoi golin e parë të Karabagun në derbin e fituar 3-0 me Baku.

MESFUHA

lojtarët kuqezinj kanë nevojë për minuta në këmbët e tyre. Migjen Basha qëndroi gjatë gjithë kohës në stolin e Torinos në ndeshjen e fundjavës ndak Sampdorias, sikurse Odise nuk preku në fushën e blertë në Bundesligën 2 me Frankfurtin, që mposhti 3-1 Aue edhe falë një dygolëshi të Edmond Kapllanit, ndërsa Valdet Rama u aktivizua në pjesën e dytë në humbjen 4-1 të Valadolid në “Camp Nou” me Barcelonën. Fundjavë pozitive për Abrashin, që ishte titullar në radhët e Grasshopers në barazimin 1-1 në fushën e Tunit.

SULMI

Shqetësimi më i madh është për sulmuesit e kombëtares, ku në listën e De Biazit mungojnë Bogdani dhe Çani. Hamdi Salihi nuk ka luajtur në ndeshjen e fundit të JYangsu Sainti në kampionatin kinez, ndërsa Agon Mehmeti qëndroi 90 minuta në stol në humbjen 2-0 të Olahenses në fushën e Belehense. Edhe pse De Biazi ka përfshirë në listë një numër të madh futbollistësh, përveç mbrojtësve, lojtarët e tjerë përgjithësisht nuk janë protagonistë në skuadrat e tyre, çka rëndon edhe në rendimentin e tyre më kombëtaren.

LOJTARËT

Portierë

Etrit Berisha   Lacio

Samir Ujkani    Palermo

Orges Shehi     Skënderbeu

Mbrojtës

Admir Teli      Karabak

Lorik Cana      Lacio

Andi Lila       PAS Janina

Loret Sadiku    Helsingborg

Renato Arapi    Skënderbeu

Mërgim Mavrja   Grojther Fyrth

Ermir Lenjani   St.Galen

Armend Dallku   Vorskla

Mesfushorë

Jurgen Gjasula  Liteks

Ergys Kaçe      PAOK

Odise Roshi     FSV Frankfurt

Migjen Bssha    Torino

Ansi Agolli     Karabak

Jahmir Hyka     Lucern

Ervin Bulku     Sepahan

Valdet Rama     Valadolid

Amir Abrashi    Grasshopers

Sulmues

Bekim Balaj     Jagiellonia

Shkëlzen Gashi  Grasshopers

Hamdi Salihi    Iangtsu

Agon Mehmeti    Grasshopers

Në datën 12 vijnë

Tefik Osmani    Teuta

Emiljan Vila    PAS Janina

Sabien Lilaj    Skënderbeu

Alban Meha      Padeborn