De Biazi përgënjeshtron: Nuk kam pasur asnjë kontakt me Palermon

538
Xhani De Biazi ka qenë të shtunën i pranishëm në ndeshjen e Serisë B, Çitadela-Palermo 0-0, dhe u përfol se ai ishte shumë pranë stolit të Palermos. Por dje, në një prononcim për “Mediagol.it”, De Biazi i ka hedhur poshtë zërat mediatikë për marrjen e skuadrës italiane, ku ka treguar situatën në lidhje me prezencën e tij në stadium në atë ndeshje. “Unë isha në “Tombolato” për të parë ndeshjen Çitadela-Palermo, sepse kur jam në shtëpi, në Udine ose në Padova, shkoj gjithmonë në stadium. Nuk kam pasur asnjë kontakt me Palermon, dhe ju siguroj se nuk ka asgjë në këtë mes. Kam një raport të mirë me trajnerin Bruno Tedino, dhe bëj tifo për të. Shpresoj që ta ngjitë Palermon në Serinë A”, kështu është shprehur dje De Biazi.
Sigal