De Biazi: KAS duhet të na japi fitoren me Serbinë

474
Trajneri i kombëtare kuqezi, Xhani De Biazi, ka ditë që ka nisur fushatën e tij për të sensibilizur opinionin që Shqipërisë i takon trepikëshi me Serbinë për dhunën e shfaqur më 14 tetor në stadiumin e Partizanit të Beogradit. E ka nisur këtë në një intervistë ekskluzive në Televizionin Shqiptar. E ka bërë të njëjtën gjë të martën për faqen në internet tuttomercato.it. Por përsëri ka deklaruar të njëjtën gjë dhe dje për Sky Sport 24. Dhe në fjalët e tij ai është shprehur: “Pres drejtësi për një federatë të vogël ndaj një Serbie, që sigurisht është më e madhe se ne në të gjitha aspektet. Megjithatë dua ta përsëris se imazhet në fushë folën shumë qartë dhe ishin të pakundërshtueshme. Besoj se, nëse dikush i vlerëson faktet, nuk ka asnjë dyshim mbi atë që një gjyqtar do t’i duhej të vendoste”. Në vijim të intervistës së tij, De Biazi u ndal gjatë te ngjarjet e Beogradit duke sjellë edhe një herë në vëmendje momentet e tensionit. “Ne nuk kishim asnjë tifoz në stadium. Ishin vetëm tifozë serbë. Ishte një situatë ekstreme, nuk plotësohej asnjë kusht për një ndeshje të sigurt. Policia nuk ndërhyri. Disa lojtarë serbë na ndihmuan për të hyrë në dhomat e zhveshjes. Pas kësaj erdhi delegati i UEFA-s për të verifikuar situatën, pa lojtarët e goditur, ndonjë me hundën e fashuar dhe të gjakosur dhe të tjerët me goditje të tjera. Në këtë pikë, ne i komunikuam, se ishte e vështirë të dilnim në fushë kur na kërkuan të luanim. Sepse, sipas tyre, ua kishte kërkuar UEFA”..Trajneri i Kombëtares kuqezi u ndal më pas te situata në grupin tonë eliminator duke vendosur theksin se Shqipëria është e vetmja skuadër që nuk është mundur ende. Ai vijon më tej duke nënvizuar se, përveç faktit të heqjes së pikëve nga UEFA, Shqipërinë e godet edhe faksi se rezultati 3-0 e dëmton edhe në klasifikimin aktual. Në fund, ai u ndal te objektivi që ka në krye të stolit shqiptar duke deklaruar: “Të gjithë lojtarët duan të kurorëzojnë një ëndërr, për të marrë pjesë në finalet një kampionat evropian dhe besoj se është më të vërtetë një gjë e madhe për të gjithë ne. Prandaj duam që edhe të drejtësia do të në japë atë që na takon dhe të na afrojë sa më shumë”.
Delegacioni shqiptar drejt Zvicrës
Trajneri i kombëtares shqiptare, italiani Xhani De Biazi, së bashku me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, dje kanë udhëtuar drejt Gjenevës. E që andej, teksa me ta do të bashkohet dhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, do të shkohet drejt Lozanës, atje ku të premten dëgjohet pala shqiptare, që pretendon se ka marrë avokatë të mirë për këtë çështje. Dhe gjithçka ka ardhur pas vendimit anormal të Komisionit të Disiplinës të UEFA-s, i cili i dha trepikëshin Serbisë, kurse kësaj të fundit i hoqi tre pikë. Jo vetëm kaq, por të njëjtin mendim mbështeti dhe Apeli. Dhe tashmë shqiptarët kërkojnë drejtësinë e munguar në Lozanë. Në fakt, seriali i gjykimeve nis sot me dëgjimin e palës serbe dhe të premten është ajo shqiptare. Ndoshta do të mund të vonohet dënimi, por apeli i De Biazit dhe ajo që presin shqiptarët është dhënia e trepikëshit të munguar. 
Partizani në heshtje shtypi
Disfata me Skënderbeun në Korcë ka lënë pa gojë Partizanin. Përtej batutës, klubi i kuq ka vendosur heshtjen për shtyp për këtë javë, deri në takimin e radhës me Kukësin. Sfida e javës së 31-të në “Qemal Stafa” përballë skuadrës verilindore është kthyer tashmë në jetike për skuadrën e Shpëtim Duros pas asaj disfatë të rëndë të pësuar në Korcë. Me Partizanin të shkëputur në 4 pikë nga kreu dhe vetëm 6 ndeshje të mbetura në dispozicion, shanset e të kuqve për të realizuar misionin madhor për titullin kampion, kalojnë vetëm përballë një fitoreje ndaj Kukësit. Dhe kjo ndeshje është jetike dhe për trajnerin Duro, që në një disfatë tjetër nuk do të jetë më në krye të bankinës së kuqe. 
Java e 31-të e Kategorisë Superiore
Laçi – Teuta 17 prill ora 16:00
Elbasani – Tirana 18 prill ora 14:00
Vllaznia – Flamurtari 18 prill ora 14:00
Partizani – Kukësi 19 prill ora 17:00
Skënderbeu – Apolonia 19 prill ora 17:00
Renditja
Skuadra N F B H Golaverazhi P
Skënderbeu 30 19 6 5 48-16 63
Kukësi 30 19 5 6 47-20 62
Tirana 30 18 6 6 39-20 60
Partizani 30 18 5 7 33-21 59
Laçi 30 15 9 6 36-16 54
Flamurtari 30 9 7 14 24-28 34
Vllaznia 30 11 3 16 25-33 33
Teuta 30 8 2 20 26-44 26
Apolonia 30 5 4 21 11-47 19
Elbasani 30 4 1 25 15-59 13
Kosova pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës
Një tjetër federatë ndërkombëtare pranon në gjirin e saj Kosovën. Atletika ka ndezur dritën jeshile për ndërkombëtarizimin e sportit në vendin fqinjë. Gjatë mbledhjes së mbajtur në Pekin, Bordi Ekzekutiv i Federatës Botërore të Atletikës pranoi me të drejta të plota Federatën Kosovare të Atletikës. Lajmin e bën të ditur vetë federata ndërkombëtare në një komunikatë zyrtare të publikuar në faqen e saj në internet, ndërsa Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Basketbollit apo dhe sporteve të tjera, Atletika është e radhës që pranon Kosovën. 
Etrit Berisha tek portierët e javës
Etrit Berisha, portieri i kombëtares dhe i Lacios, është cilësuar se një ndër tre pritjet më spektakolare të javës së 30-të të Serisë A. Së bashku me të janë dhe Samir Handanoviç i Lacios dhe Antonio Mirante i Parmës. Në fakt Berisha është titullar i Lacios në kampionat dhe për shkak se është dëmtuar Marketi, ndërsa i tillë do të jetë dhe në ndeshjen ndaj kryesuesve të Juves, atje ku ka premtuar një tjetër spektakël dhe fitore nga skuadra e Piolit. 
Besar Berisha i shënon ish skuadrës dhe nuk feston
Besart Berisha ndëshkon ish-skuadrën e tij. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë në fitoren 2-1 të Melburn Viktori përballë Brisbane Roar në transfertë, duke rigjetur rrugën e rrjetës në kampionatin australian pas 4 ndeshjesh. Ky ishte goli i 11-të për Besart Berishën në këtë sezon të ligën australiane. Një finalizim me shumë peshë pasi ndihmoi Melburn Viktori të merrte një trepikësh, që e ngjiti në krye të klasifikimit në kuotën e 47 pikëve, 3 më tepër se ndjekësit e Sidnei dhe Perth Glori. Ishte minuta e 22-të e sfidës kur Besart Berisha kontrolloi në mënyrë perfekte një top të marrë nga tuniziani Ben Kalfallah dhe me një goditje të menjëhershme mposhti portierin e Brisbenit, Jung për t’i çuar shifrat e takimit në 0-2. Në shenjë respekti ndaj skuadrës ku kaloi tre vite të suksesshme të karrierës së tij, 29-vjecari i lindur në Prishtinë nuk festoi në momentin e golit. Madje Berisha u kërkoi falje ish tifozëve të tij prej të cilëve mori duartrokitje. 
Mundet Parma, Lila 80 minuta në fushë
Parma e Roberto Donadonit duket se i ka humbur shanset e veta të mbijetesës në Serinë A, teksa dje ka humbur 0-2 ndeshjen e prapambetur me Xhenovën. Andi Lila, që ka shënuar dy gola me parmezët gjatë aktivizimit të tij në Serinë A, dje ka luajtur për 80 minuta, ndërsa është zëvëndësuar nga Mauri. Në të 20’, Lila është ndëshkuar me karton të verdhë. E përtej kësaj, Parma ka dalë e mundur, 
Sigal