De Biazi: Kam 3-4 dyshime, formacionin do ta vendos vetëm në fund

35
Xhani De Biazi vazhdon të thotë se nuk ka vendosur se me cilin formacion do të zbresë në fushën e lojës ndaj Italisë, edhe pse në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi se Shqipëria do të bënte një ndeshje e tërhequr në prapavijë për të mos mbetur e zbuluar ndaj sulmit të rrezikshëm të Italisë.
A pritet një lojë në mbrojtje e kundërsulm?
“Po, shumë e vërtetë, është pranë realitetit. Mendoj se vlerën e kundërshtarit që kemi përballë e nijhni ju më mirë se unë. Jemi në një moment të veçantë kualifikimi, nuk jemi në kushtet më të mira për të zgjedhur organikën që na dërgoi në Europian. Nga kjo pikëpamje kam dyshime që nesër në darkë pres të bëhen siguri’.
Çfarë do të ndjejë si italian nëse ndalon rrugëtimin e Italisë drejt Botërorit
“Kur dikush bën këtë punë, duhet të jetë edhe të luajë këto ndeshje si ajo e nesërmja, ku bëhesh tifoz për atë që punon. Unë në Shqipëri nuk jam prej pak kohësh dhe ia kam shpërblyer me seriozitet. Nuk do ta kisha peng, as do ta shihja si fitore personale. Luaj një ndeshje si ajo që luani ju në plazh. Në momentin kur përballet, çdokush kërkon të fitojë. Mendoj se kush zbret në fushë zbret për të fituar. Por kur të jetë himni kombëtar i Italisë dhe Shqipërisë, do të më prekë në aspektin emocional.
A mund të përsëritet ndeshja me Francën si në Europian
“Nuk di të them nëse mund të ripërsëritet, në futboll është e vështirë të bësh ndeshje njëlloj. Me kundërshtarë shumë të vështirë, jemi paraqitur mirë, edhe pse diferencat janë të mëdha”.
Për formacionin
“Kam 3-4 dyshime, deri nesër, para prezantimit të ndeshjes me skuadrën, do ta vendos. Mendoj se do i zgjidh në momentin e fundit, se bëhet fjalë për lojtarët të ngjashëm, por që kam dilema për arsye të shumta”.
Nëse pret një mrekulli
“Nuk di sa mund të jenë mrekullitë që mund të kalojë gjatë jetës dikush që beson në të mbinatyrshmen apo diçka tjetër. Di që nesër mbrëma, në vend të mrekullive duhet të zhvillojmë një ndeshje të qetë, të mbajmë topin, të dimë të sulmojmë mirë apo në kundërsulm, të shfrytëzojmë rastet që mund të krijojmë”.
Zhvillimi i ndeshjes në Palermo
“Nuk e zgjedhim ne ku të luajmë, mendoj se secili bën zgjedhjet që mendon më të duhura. Palermo është një qytet i nxehtë dhe kjo besoj është një nga arsye. Besoj se gjithashtu ka edhe bestytni në këtë rast, pasi në dy ndeshjet e fundit që ka luajtur këtu, Italia ka fituar. Ndaj ne do të kërkojmë të bëjmë atë që kemi në dorë”.
Kush do të luajë në portë
“E them nesër, se nuk dua të prish surprizën”
Për emrin e personit që e pengoi të bëhej trajner i Italisë
“Nuk e them, se përndryshe do e tregoja që në intervistë edhe emrin. E di unë dhe kaq për momentin, në kohën e duhur do ia them dikujt, nuk them më tepër”.
Për mungesën e kapitenit në konferencë
“Kishim probleme me transportin, do bëjë konferencën më vonë”.
Për kthimin në Palermo ku ka qenë futbollist
“Padyshim një emocion i bukur se këtu kam jetuar 3 vite të shkëlqyera. Sigurisht, isha 30 vjet më i ri (qesh), nuk janë pak. Unë si verior e kam gjetur veten mirë në Palermo. Nëse nuk do të ndodhte ajo që ndodhi, gjërat mund të ishin ndryshe dhe mund të kisha qenë përsëri këtu ndoshta edhe ditët e sotme”.
Për informacionet që kanë futbollistët shqiptarë që luajnë në Itali
“Unë mendoj se është pozitive të njohësh kundërshtarin nga pikëpamja taktike, apo njohja direkte. Kemi një mbrojtës që luan me një sulmues të Italisë, është Ajeti me Belotin, por edhe të tjerë që luajnë e njohin italianët. Por mendoj se kjo është relative. Gjithçka varet si hyjnë në fushë, sjellja, përgatitja fizike. E vetmja gjë e rëndësishme për mua është që gjej një Itali që ka lojtarë në maksimum, po jetojnë një moment të jashtëzakonshëm loje e realizimi. Një moment jo i bukur për t’i pasur kundërshtarë”.
Emocionet që do të përjetojë duke ditur se në stadium do të ketë një qytezë me arbëreshë
“Do të jetë diçka e veçantë. Unë kam qenë në Piana Degli Albanesi, nuk më kujtohet mirë fshati, por mendoj se është gjë e bukur. E dini çfarë më pëlqen nga ndeshja në Xhenova? Fakti që shqiptarët që jetonin në Itali, këndonin himnin italian dhe shqiptar, një reklamë për futbollin i cili shpesh bie në sy për akte kriminale. Fakti që ndajmë një gëzim të tillë është shumë i bukur”.
Për kë do të bëjë tifo familja
“Për mua, për Shqipërinë. Nesër në stadium do të jetë vajza me të fejuarin e saj, jo gruaja, e cila do ta shohë në TV si gjithmonë. Do bëjnë tifo për Shqipërinë, për babain dhe bashkëshortin”.