De Biazi: I zhgënjyer nga UEFA Shqipëria vështirë ta pranojë humbjen

418
Sigal

TIRANE – Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biazi është shprehur i zhgënjyer për vendimin e Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s duke thënë se është e vështirë të pranojë një vendim sipas të cilit Shqipëria është mposhtur në të gjitha frontet.
 
Në një postin në rrjetin social Facebook, italiani De Biazi shkruan:
 
Serbi-Shqipëri: 3-0 në tavolinë
I zhgënjyer për një gjykim që nuk na japin drejtësi! Unë e kuptoj komitetin por unë mendoj se është e vështirë për ne që të pranojmë një vendim të cilin ne jemi mposhtur në të gjitha frontet !!! Na hoqëm edhe atë që kishim fituar në fushë! Çfarë duhet të ndodhte më shumë?”


Fadil Vokrri i Federatës së Kosovës: Vendim politik i UEFA-s në favor të Serbisë
Edhe kryetari i Federatës të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri e ka cilësuar skandaloz vendimin e UEFA-s që i dha fitoren në tavolinë 3-0 Serbisë në ndeshjen e ndërprerë me Shqipërinë. Ai nuk ngurron ta quajë politik këtë vendim, në favor të Serbisë dhe në dëm të lojtarëve kuqezinj.
 
“Vendim skandaloz. Është një vendim politik i UEFA-s. Kur sulmohen lojtarët, UEFA vendos në favor të Serbisë”, tha Vokrri.