De Biazi-Francës: Mund ta pësoni si Brazili

67
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi ‘kërcënon’ organizatorët e Francës duke i paralajmëruar se mund ta pësojnë nga euforia.
“Franca është favorite, sepse ka shumë lojtarë që luajnë në ligat më të mira dhe janë të aftë që të bëjnë diferencën.
Megjithatë, të luash në shtëpi është gjithashtu e rrezikshme, nëse ata nuk do të dinë që të përballojnë presionin. Kujtoni Brazilin në Botëror se çfarë ndodhi”deklaroi ai.
Përsa i përket grupit A, tekniku beson se Shqipëria mund të kalojë grupin. “Jemi në një grup të fortë me Francën favorite dhe me Rumaninë e Zvicrën që janë më të forta se ne.
Do të ishte mirë që të mund të kualifikoheshim të parët ose të dytët. Fakti i vetëm i sigurt është që ne do të kemi mbështetjen e të gjithë diasporës, ndaj do të bëjmë gjithçka është e mundur për të marrë rezultate pozitive”përfundoi ai për “humanite.fr”.