De Biazi e ka me Zahavin: “Berisha gaboi, por unë shihja karton të verdhë, jo të kuq”

440
Sigal

Deklarata për SuperSport

Për vendimet e gjyqtarëve

“Unë nuk dua të kapem pas gjyqtarit. Por e kam thënë para ndeshjes që do të ishte e vështirë ndaj tyre, pasi kanë një ekip të mirë. Fatkeqësisht u kondicionuam te goli i parë, penalltia dhe përjashtimi që ndikoi plotësisht ndeshjen”.

Për zgjedhjet e trajnerit

“Nuk ndërrova mbrojtës me mbrojtës se Kukeli bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër Zvicrës në Europian, duke luajtur shumë mirë në qendër. Ai e bëri pjesën e tij sa më mirë në atë rol. Pas 2-0 hodha një sulmues më shumë, por qartësisht pas penalltisë dhe përjashtimit, mbetëm në 10, e pastaj 9. Në këtë rrethanë bëhet e vështirë të rikuperosh. Mua skuadra më pëlqeu më shumë me 10 e 9 sesa kur ishte me 11. Kishim mundësi me Memushajn në rastin e Llullakut dhe nuk e di se çfarë mund të bëhej më shumë”.

Për rrethanat e ndeshjes

“Nuk ishte ndeshja më e çuditshme e karrierës, ishte një ndeshje ku episodet nuk ishin në favorin tonë, pastaj i futem edhe në vetë probleme vetes. Lamë të kalonte topi lehtësisht, e paguam rëndë dhe mbetëm me 10. Pastaj ndaj tyre nuk është e lehtë, i njoh më mirë e ndaj kam thënë në konferenca se ndaj tyre nuk do të ishte e lehtë”.

Për Berishën

Berisha bëri një ndeshje të mirë deri në momentin e ndëshkimit. Aty u soll si një lojtar pa eksperiencë, për fat të keq. Lojtarë me staturën e tij duhet të jenë të kujdesshem. Sigurisht, Zahavi e ekzagjeroi me spektaklin që dha pas për plasjes dhe ndikoi dukshëm te arbitri, por Berisha nuk duhej të binte pre e tij. Në atë moment rivali u soll siç themi ne në zhargon, si një bir…, por Berisha nuk mund të binte në nivelin e tij. Më vjen keq për këtë.

Deklarata për TVSH

Për rezultatin

“Mund ta kishim evituar, ata gjetën golin shpejt, edhe mund të kalonim në avantazh ne, por nuk ndodhi. Pastaj mbetëm në 10 lojtarë. Edhe pse në 10, skuadra luajti më mirë.”

Për rrjedhën e lojës

“Nuk jam i kënaqur nga rezultati se mendonim se do arrinim diçka ndryshe. U munduam të rikuperonim, pastaj erdhi episodi i penalltisë së dytë. Kjo ishte ndeshje që pjesën e dytë mund ta rikuperonim. Më duke se po luanim mirë edhe pse me një lojtar më pak. Por pas penalltisë së dytë gjërat ndryshuan.

Për keqardhjen pas një viti të mirë

“Më vjen keq ta mbyll kështu, më vjen keq për tifozët, për federatën, pasi besonim se mund ta fitonim sot. Ishim përgatitur, por fatkeqësisht ndeshjet fillojnë ndryshosh e vazhdojnë ndryshe. Lojtarët bënë maksimumin, asnjëri nuk u tërhoq edhe pse në inferioritet, nga kjo pikëpamje jam i kënaqur. Sigurisht nuk jam i kënaqur për rezultatin”.

Për gjyqtarin

“Vlerësimi i gjyqtarit? Ka pak për të thënë. Unë nuk e pashë episodin e përjashtimit të Berishës. Pashë penalltinë, një karton të kuq që mund të mos ishte. Pastaj kur jep penallti, unë shihja karton të verdhë, jo të kuq. Nuk ishte një arbitrim në favor të vendasve nëse mund ta them”.

Për të ardhmen

“Meqë nuk ka mbaruar gara, do të flasim për të në fund të saj”.