De Biazi e fyen Hafizin, se arroganca i trembet kritikës!

462

OPINION/ Ka një debat virtual
mediatik, mes një ish-trajneri dhe teknikut aktual të Kombëtares sonë të
futbollit


 

De Biazi e fyen Hafizin, se arroganca i trembet kritikës!


 

Nga Agron KAJA


 

Gjatë javës që u mbyll, në mediat tona sportive ka patur
një debat virtual mes një ish-trajneri të Kombëtares sonë të futbollit Astrit
Hafizit, me trajnerin aktual, italianin Xhani De Biazi. Parë në këndvështrimin
e një debati të lirshëm mes dy personave që kanë qenë e janë pjesë e trajningut
të Kombëtares sonë, kjo mund të duket diçka normale, ndoshta edhe me idenë se
duhet të ndihmojnë respektivisht në përmirësimin e punëve të përfaqësuesen
tonë. Por, nëse Astrit Hafizi si një ish trajner me çiltërsi qytetare dhe
profesionale ka folur diçka që në këndvështrimin e tij nuk ka shkuar mirë në
mbarëvajtjen e Kombëtares, De Biazi përgjigjet me “thumba” alla-italiane duke
fshehur një xhelozi adoleshente. Duke e lexuar në shqip trajnerin italian, së
pari aty nuk gjen një qytetari e mirësjelljeje, njëherësh aty nuk lexon
respektin reciprok që në të tilla raste duhet të jetë korrekt edhe me etikën që
ky pozicion e impionon. Po, çfarë ka thënë ky Hafizi që De Biazi e “zhveshi
shpatën” kaq rëndom?  “Suksesi që Kombëtarja jonë arriti duke shkuar në
Kampionatin Europian, kjo nuk do të thotë se ne duhet të mbyllim gojën, sytë
dhe veshët dhe të pranojmë çdo gjë që ndodh. Në futboll nuk funksionon kështu,
ndryshe do të kemi regres”, është një pjesë e asaj që Hafizi ka thënë për
Kombëtaren, por që De Biazit nuk i ka pëlqyer, madje vrejtjes për mbrojtësin
Berat Gjimshiti, të cilin ai nuk e morri në Evropian dhe mosaktivizimin e Ergys
Kaçes, italiani i përgjigjet me një sulm, sikundër politika e ditës bën këtu në
Shqipëri ditë për ditë. “Gjimshiti po tregon se duhej të ishte në Europian,
ndërkohë unë jam krenar që kam drejtuar Kombëtaren e vendit tim, ndërsa De
Biazi nuk do ta ketë asnjëherë mundësinë që të drejtojë Kombëtaren e vendit të
tij, Italinë”. Kjo është gjithçka e hedhur në tregun mediatik, ndaj së cilës
reagimet në maxhorancë inkurajojnë Astrit Hafizin, jo për tu treguar lokalistë,
por për faktin se mënyra se si ai e drejton kritikën e tij, është jo vetëm
dashamirëse, por edhe evidente aktualisht. Ndërsa mënyra se si përgjigjet De
Biazi,ngjan me arrogacën që rëdnom në poltikën shqiptare maxhoranca qeverisëse
përdor ndaj çdo zëri kundër ndaj saj, që në të tilla raste kërkon të vrasë çdo
ide e mendim që del kundër rrymës së tyre. Ndoshta përafërsisht është kështu,
por nëse do të kërkonim të sillnim edhe ndonjë detaj tjetër për ta bërë më ta
“zbardhur” virtualitetin e debatit në fjalë dhe të shohim më qartë se nga anon
“peshorja”, le të themi se gabimet e De Biazit me largimet apo mos aktivizimet
e disa lojtarëve cilësorë janë bërë dukshëm fakt pa kuptim. Për këto momente
foli edhe Hafizi që morri lumin e akuzave të italianit, e që në këtë rast ai
tregoi se duket i ngopur me atë çka arriti duke shkuar në Kampionatin Evropian,
ndaj edhe kritikat nuk i pranon se i janë zënë sytë. Këtë rol De Biazi e bëri
mirë edhe para ndeshjes me Spanjën, të cilën e humbi që në deklarimet e tij,
teksa kërkonte një autobuz pa rrota që ta vendoste para portës sonë që të
ndalte golat e spanjollëve. Ndoshta kjo ka qenë një ide në miniaturë për të bërë
dallimin e disniveleve mes dy kombëtareve, por a dorëzohet një luftëtar pa
nisur lufta? Dhe për këtë italiani nuk pranon asnjë kritikë, a thua se është
një trajner alien që vetëm ai di kur është për kritikë, dhe vetëm ai e di se si
mund të punohet mirë. Dhe kur e kritikon, ai ngjan me Kryeministrin shqiptar që
nuk le gjë pa thënë kur atij i flasin për mangësitë në drejtim, që aktualisht
janë prezente ditë për ditë në jetën e çdo qytetari shqiptar. Të krahasosh
rezultatet e nivelet e futbollit të sotëm me 20 vite të shkuara, ndoshta vetë
De Biazi kur thotë se: “… Nuk është kulturë sportive të kritikosh publikisht
kolegët pa kriter. Kritikat e tij dhe reagimet, janë të çoroditura e pa
kuptim…”, don të thotë se ora e tij është 20 vite prapa kur e kritikojnë, por
ajo i ka mbetur në vend kur akrepat ai i mban vetëm te Kampionati Evropian, i
cili ka katër muaj që e ka ulur siparin. Arroganca në përgjigjet e tij ndaj
Hafizit, nuk mund të kuptohet ndryshe dhe në praktikën sportive, të tilla
përgjigje nuk nuk rezistojnë gjatë në kohë.

Sigal