De Biazi: Do të ishte gjë e bukur të festonim në Armeni

426
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi është shprehur optimist për fitoren e skuadrës sonë ndaj Armenisë çka do të thotë automatikisht arritja e objektivit: kualifikimi në Euro 2016. Në konferencën për mediat pas mbërritjes së Kombëtares në Jerevan, Armeni, tekniku kuqezi shprehu keqardhjen për rezultatin në ndeshjen me Serbinë, çka e bëri Kombëtaren tonë të humbte shansin për të mbërritur e kualifikuar në Armeni, ndërsa shprehu besimin se kjo gjë do të ndodhë mbrëmjen e nesërme.
“Shpresojmë që kualifikimin ta arrijmë në Armeni dhe me shumë mundësi do ta bëjmë këtë. Do të ishte gjë e bukur të festonim në Armeni”, tha trajneri kuqezi. Fitorja me çfarëdo rezultati përballë Armenisë në ndeshjen që do të luhet sot në orë 18:00, i siguron Kombëtares kuqezi biletën për në Francë.
Sigal