De Biazi: “Djem, luftoni për Shqipërinë tonë!”

595
Sigal

“Brazil 2014:/ Slloveni-Shqipëri 20:30. Trajneri i Kombëtares u shkruan lojtarëve

Trajneri italian i Kombëtares, Xhani De Biazi, ju është drejtuar me një letër të hapur dhe tepër prekëse të gjithë lojtarëve përpara ndeshjes shumë të rëndësishme Slloveninë, takim që do të luhet sot në Lubjanë në orën 20:30. Një letër-promemorie! Tipike në stilin e De Biazit. E shkruar në shqip. Ja dhe letra e plotë: “Sot fillon një rrugë e re. Dhe nuk ka rëndësi sesa kohë kemi punuar së bashku, sepse ajo që SOT ka rëndësi, është se duke filluar nga tani, ne do të hedhim bazat “për t’u bërë të mëdhenj”. Një mënyre e re të qenit, të cilën askush prej Jush nuk e ka njohur më parë, një mënyrë e re e të qenit që askush nuk ua ka njohur më parë. Duke filluar nga sot, me MUA do të keni vetëm një mundësi: të dilni në fushë dhe të bëheni të mëdhenj. Heronj në hapësirën tonë. Mjafton vetëm pak, mjafton vetëm ta kërkosh. Mund të bëheni ai grup lojtarësh që, deri më sot i kanë quajtur nëj grup “djemsh të mirë”, ose të filloni të bëheni një GRUP që ka dëshirën të fitojë diçka të rëndësishme. Në fillim do të jeni një GRUP, për të mbrojtur veten TUAJ dhe për të mbrojtur shokët tuaj, një GRUP, të cilin çdo kundërshtar duhet ta ketë frikë. Nuk ka taktikë që, të ndihmon, nuk është 4-1-4-1 që do të na bëjë të shkojmë larg, dhe as një diagonale apo skemë në një goditje këndi. Ajo çka do ju bëjë të arrini objektivat. QË DO TË NA BËJË, më besoni, është dëshira që do të bëjmë në çdo minutë që do të punojmë së bashku në fushë, gjatë stërvitjeve, gjatë mbledhjeve teknike, gjatë ndeshjeve. FITORET përgatiten, dhe jo gjithmonë fiton më i forti… ndonjëherë fiton ai që ka më shumë dëshirë, kush është më i përgatitur në një moment të caktuar, kush niset i pari, kush është më i vëmendshëm në çdo detaj. Nëse do t’ia arrijmë në sytë TUAJ kundërshtarët do të shohin një dritë, që se është gjë tjetër veçse por vendosmëria JUAJ për të arritur fitoren. Dhe nëse në çdo moment do të jeni të gatshëm, për të LUFTUAR, PËR TË VUAJTUR, PËR TË DERDHUR LOT PËR BLUZËN që mbani veshur, për të ndihmuar shokun TUAJ, nuk do të jeni inferior ndaj askujt. UNË KAM BESIM TEK JU. Mund të jenit të parët që, mund të kualifikoheni në një Botëror në historinë e këtij KOMBI, të KOMBIT TUAJ, të KOMBIT të baballarëve dhe nënave TUAJA, një KOMB të cilin edhe UNË kam filluar ta ndjej pjesën timen. Mund të jeni të parët që, do të arrini një objektiv kaq të rëndësishëm për Shqipërinë dhe, kur një ditë do të ktheheni në shtëpi, do të jeni vlerësuar, përgjithmonë do të flasin për atë që JU keni bërë. Jeni të gjithë të rritur, bëni punën më të bukur botë, dhe ka ardhur momenti që të kapni ato çaste që jeta ju ofron. Dhe nuk ka asgjë më të lehtë… Tani dilni në fushë dhe filloni… UNË KAM BESIM DHE JAM ATY ME JU!”, – përfundon letra e trajnerit Xhani De Biazi, vetëm pak orën nga sfida me Slloveninë.

Formacioni i mundshëm

Në portë: Berisha

Në mbrojtje: Lila, Cana, Teli, Agolli

Në mesfushë: Bulku, Basha, Roshi, Kaçe, Rama

Në sulm: Çani

 

 Kuqezinjtë stërviten Lubjanë,

Kombëtarja shqiptare e futbollit mesditën e djeshme ka udhëtuar për në Lubjanë, ku sonte në mbrëmje në orën 20.30 e pret dueli i rëndësishëm kundër Sllovenisë, i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Brazil 2014”. Kuqezinjtë kanë zhvilluar pasditen e djeshme një seancë stërvitore në stadiumin Stozhice” të Lubjanës, aty ku do të zhvillohet sfida me sllovenët. Për trajnerin Xhani De Biazi, lojtarët e tij e kanë vet në dorë fatin e tyre, ndërsa italiani kërkoi maksimumin nga ekipi dhe pretendon të fitohen të dy ndeshjet për t’u kualifikuar në Botëror. Pas Sllovenisë, Shqipëria do të udhëtojë drejt Islandës, ku e pret edhe një tjetër ndeshje e vështirë.

Trajneri i Sllovenisë

Katanec: “Shqiptarët janë agresivë”

  Trajneri i Sllovenisë, Sreçko Katanec, garanton se futbollistët e tij do të japin 100% në fushën e blertë ndaj Shqipërisë, në takimin që do të zhvillohet sot në Lubjanë në orën 20/30. Tekniku 50-vjeçar siguron se kontingjenti i lojtarëve që ai ka në dispozicion nuk ka probleme fizike, madje edhe sulmuesi i Fiorentinës, Iliçiç, i cili vuan nga një dëmtim në kavilje, do të jetë gati për sfidën me kuqezinjtë. “Të gjithë lojtarët janë stërvitur normalisht dhe janë gati për këtë ndeshje. Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Sa i përket Iliçiçit, gjithçka do të vendoset pak orë para takimit, por unë dëshiroj të mendoj pozitivisht, madje kam bindjen që ai do të jetë i disponueshëm. Ju garantoj që të gjithë do të japin më shumë se 100%, por fitorja e mundshme varet edhe nga faktorë të tjerë”, tha tekniku slloven. I pyetur për mënyrën sesi do të mposhtë Shqipërinë, Katanec lë të kuptohet se e njeh mirë skuadrën e Xhani De Biazit. “Duhet t’i përshtatemi lojës së kundërshtarit. Ndeshja zgjat 90 minuta dhe ne e dimë që shqiptarët luajnë në mënyrë agresive. Ata dalin në kundërsulm me katër-pesë futbollistë. Ne e njohim kundërshtarin dhe duhet të riveprojmë në bazë të rezultatit. Sigurisht që do të ishte ideale që ne të shënonim që në fillim”, theksoi 50-vjeçari.

BILANCI ME SLLOVENINË

6 ndeshje; 1 fitore, 2 barazime, 3 humbje. Golat 2-5

Eliminatoret “Brazil 2014”

GRUPI E

Ndeshjet, 6 shtator 2013

Norvegji-Qipro       19:00

Zvicër-Islandë       20:30

Slloveni-Shqipëri    20:30

RENDITJA

Ekipi           N    P

1. Zvicra       6    14

2. Shqipëria    6    10

3. Islanda      6    9

4. Norvegjia    6    8

5. Sllovenia    6    6

6. Qipro        6    4