De Biazi dhe Cana: Ne besojmë, ja dalim!

496
Dita e ëndrrës për të arritur kualifikimin historik në fazën finale të Kampionatit Evropian “Francë 2016”, sot pritet të bëhet realitet. Në stadiumin “Parken” të Danimarkës Shqipëria e futbollit ka 90 minuta për të arritur këtë kulm të historisë në ndeshjen Danimarkë-Shqipëri e vlefshme për eliminatoret në Grupin I. Për këtë sukses është i dëshiruar edhe trajneri Xhani De Biazi, i cili duke sfiduar mungesat në skuadër ka marrë të gjitha masat që skuadra t’ja dalë me sukses në këtë takim. “Nuk janë 90 minutat e fundit të shpresës sonë për kualifikim dhe si të tilla ne nuk i kemi marrë ato me emocionin që të pengon arritjen e objektivit. Unë mendoj se ne i kemi marrë të gjitha masat për zëvendësimin e mungesave që kemi në mbrojtje dhe unë besoj shumë tek të gjithë futbollistët që kam grumbulluar”, ka deklaruar dje trajneri i Kombëtares sonë të futbollit menjëherë pas mbërritjes në seancën stërvitore në stadiumin ku do të luhen 90 minutat anti-Danimarkë. Në mbrojtjen e Kombëtares shqiptare sot mungojnë Mavraj pas një dëmtimi disa mujor dhe Hysaj i dëmtuar në ndeshjen e fundit me Napolin. Për të dy këto mungesa të rëndësishme trajneri De Biazi ka menduar alternativat e zëvendësimit ku së fundmi Hysaj do të zëvendësohet me mbrojtësin e Zyrihut, Berat Xhimshiti. Ünë vbesoj shumë tek të gjithë këta futbollistë që do të luajnë nesër (sot) kundër Danimarkës, prandaj i kam thirrur në skuadër”. Ndërkohë tekniku italian i Kombëtares sonë nuk i është shmangur edhe pyetjeve “delikate” për formën e kampitenit Lorik Cana që gjatë kësaj vere pak kohë është stërvitur te Lacio, apo edhe për gjendjen e Xhakës e Cikalleshit, treshe që mediat daneze e kanë quajtur si “tri dhëmbësh”apo edhe si “boshti” i skuadrës shqiptare. Cana si pikë referimi, Xhaka i fuqishëm dhe Cikalleshi i frikshëm. “Cana është futbollist lider dhe me përvojë për të përballuar ndeshje të këtij niveli si me Danimarkën dhe për gjendjen e tij them se do ta japë më të mirën. Atë që ju e quajtët bosht dhe përmendët Xhakën e Cikalleshin, unë do të thoja se Shqipëria ka 11 futbollistë si boshtin më të fortë”, ishte kjo deklarata e trajnerit të Kombëtares sonë Xhani de Biazi dhënë në ambientet e stadiumit “Parken” ku skuadra u stërvit para ndeshjes me Danimarkën, i cili pyetjes për ndeshjen me Portugalinë ju përgjigj me sportivitet: “Ta kalojmë një herë këtë ndeshje, pastaj ajo me Portugalinë. Më parë kemi këtë Danimarkë, një kundërshtar të fortë e me përvojë në të tilla kompeticione”. Në të njëjtën linjë me trajnerin De Biazi ishte edhe kapiteni Lorik Cana, i cili kërkon të largojë presionin e kësaj ndeshjeje të rëndësishme. “Më shumë se sa fitorja me Danimarkën, unë do të desha që fitorja jonë të “hipotekohet” në ndeshjen e fundit ndaj Armenisë më 11 tetor. Atëhere do të themi tërësisht se jemi të kualifikuar dhe për këtë të gjithë do të bëjmë më të mirën tonë në këto katër ndeshje që ta arrijmë. Kështu që duke filluar nga nesër (sot) ndaj Danimarkës ne jemi në kërkim të synimit tonë”, theksoi fillimisht në deklarimin e tij Lorik Cana, i cili vlerësoi shumë peshën e fanelës së Kombëtares në motivimin për arritjen e suksesit në ndeshje. “Ne nuk kemi më nevojë vetëm me fjalime që të arrijmë motivimin tonë më të lartë, sepse është fanela e Kombëtares ajo që të jep më shumë zemër në fushën e lojës”. Ndeshja Danimarkë-Shqipëri do të luhet sot në ora 20:45 në stadiumin “Telia Parken” të Kopenhageni dhe do të gjykohet nga arbitri skocez Uilliam Kallum.
Sigal

Përcaktohet formacioni, Hysaj në “pit stop”

Gjatë gjithë javës stërvitore, tekniku De Biazi ka patur si alternativë të parë në krahun e djathtë të mbrojtjes Berat Xhimshitin, duke qenë se Elseid Hysaj e nisi si i dëmtuar këtë parapërgatitje për ndeshjen me Danimarkën. Dhe dje stafi mjeksor i Kombëtares ka dhënë verdiktin duke e quajtur Hysajn të pa mundur fizikisht, madje jo vetëm për ndeshjen me Danimarkën por edhe për përballjen me Portugalinë tri ditë më pas. Kështu që, Xhimshiti që aktualisht luan si mbrojtës i djathtë me skuadrën e Zyrihut në Kampionatin zviceran të futbollit, do të jetë titullar i mbrojtjes në këtë përballje me Danimarkën që luhet sot në mbrëmje në Kopenhagen, ora 20:45.
SHQIPËRIA
Formacioni i mundshëm
Renditja taktike: 1-4-3-2-1
Berisha
Xhimshiti Ajeti Cana Agolli
Kaçe Kukeli Xhaka
Gashi Lenjani
Cikalleshi
ARBITRI

Uilliam Kallum, i “dashuruar” me kartonët e kuq

Për ndeshjen Danimarkë-Shqipëri, gjykimi i është besuar skocezit Uilliam Kallum, mësues në profesion dhe gjyqtar i UEFA-s që nga viti 2006. Ndihmësa të tij do të jenë irlandezi Damien Mark Greith dhe skocezi Frecis O’Konor. Pjesa tjetër e gjyqtarëve janë të gjithë skocezë: gjyqtar i katërt do të jetë Alastar Mather, ndërsa arbitra të linjës (prapa portave) do të jenë Bobi Marten dhe Xhon Biton. Uilliam Kallum ka gjykuar ditë më parë ndeshjen e Play-oof-it në Ligën e Kampioneve mes Bazelit të Zvicrës ku luajnë futbollistët e Kombëtares sonë Xhaka e Gashi, me Makabi Tel Aviv të Izraelit, ku me rezultatin 2-2 u kualifikuan izraelitët.

FIFA “godet” Shqipërinë, ngrihen danezët

Vetëm 24 orë para ndeshjes eliminatore të “Euro 2016”, FIFA ka botuar në uebsajtin e saj në internet renditjen e të gjitha skuadrave anëtare të saj për muajin shtator 2015. Bie në sy rënia e Shqipërisë me tre vende (nga vendi i 22-të në vendin e 24-t) dhe ngjitja e Danimarkës po me trevende (nga vendi i 24-t në vendin e 22-të). Thuajse kemi një rokadë në favor të danezëve që gjithsesi nuk ndikon aspak në 90 minutat e sotme mes Shqipërisë e Danimarkës, pasi “Euro 2016” është tjetër kompeticion futbollistik. Në Grupin I eliminator të Evropianit, Serbia ka zbritur 23 vende, ndërkohë që Armenia është ngjitur 1 vend. Renditjen e kryeson Argjentina me 1442 pikë, Belgjika dhe Gjermania në vendin e dytë e të tretë nuk kanë asnjë lëvizje.
Renditja e FIFA-s
Skuadrat e Grupit I Eliminator “Euro 2016”
Vendi Shteti Pikë Lëvizjet
7 Portugalia 1186.96 +1 vend
22 Danimarka 900.76 +3 vende
24 Shqipëria 877.59 -3 vende
66 Serbia 522.66 -23 vende
88 Armenia 372.79 +1 vend
Skuadrat në Europianë
SHQIPËRIA
Pjesëmarrje 11 herë
Finaliste 0 herë
Gjysmëfinaliste 0 herë
Çerekfinaliste 0 herë
Nuk kualifikohet 11 herë
DANIMARKA
Pjesëmarrje 14 herë
Fituese 1 herë
Finaliste 2 herë
Gjysmëfinaliste 1 herë
Çerekfinaliste 1 herë
Nuk kualifikohet 9 herë
Nga Agron KAJA