De Biasi: Shqipëri-Armeni, ndeshja ime më e rëndësishme me kuqezinjtë

47
TIRANE – Trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Armeninë që do të luhet më 29 Mars në orën 18:00 në “Elbasan Arena” ka theksuar se kjo do të jetë ndeshja e tij më e rëndësishme në stolin e kombëtares kuqezi.
Teksa bëri të ditur listën e 28 futbollistëve të grumbulluar, De Biasi tha se ndeshja me Armeninë është vendimtare duke parë edhe gjendjen në grupin I të fazës kualifikuese për në Evropianin “Francë 2016”.
I pyetur nga gazetarët trajneri italian është shprehur se ndaj kuqezinjve nuk ka presion, por shtoi se po ashtu lojtarët nuk duhet të tregohen euforikë. Sa i përket gjendjes së futbollistëve, De Biasi tha se kanë paraqitur dëmtime mbrojtësi Debatik Curri si dhe mesfushori Valdet Rama.
“Ne nuk jemi nën presion, por gjithashtu ne nuk duhet të tregohemi euforikë. Për mua kjo është ndeshja më e rëndësishme që kur jam në stolin e kombëtares. Është një ndeshje vendimtare për ne. Për këtë sfidë kam grumbulluar 28 futbollistë, por kemi probleme dëmtimesh, ku kanë paraqitur probleme Debatik Curri dhe Valdet Rama.” u shpreh De Biasi
Ja lista e futbollistëve të grumbulluar:
PORTIERË
1) Berisha
2) Hoxha
3) Shehi
MBROJTES
4) Agolli
5) Ajeti
6) Aliji
7) Cana
8) Curri
9) Hysaj
10) Lila
11) Mavraj
MESFUSHORE
12) Abrashi
13) Basha M.
14) Bulku
15) Kace
16) Kukeli
17) Lenjani
18) Meha
19) Memushaj
20) Rama
21) Roshi
22) Shala
23) Xhaka
SULMUES
24) Balaj
25) Cikalleshi
26) Gashi
27) Sadiku
28) Salihi