De Biasi: Ndeshja e kthesës ishte në Danimarkë, ja urimet që mora

467
Futbolli arrin të ofrojë ende histori për tu treguar siç është historia e Shqipërisë së De Biasit. Një grup lojtarësh i mirë,jo një skuadër shumë e fortë në aspektin teknik por që I dhuroi një gëzim të madh popullit shqiptar. Trajneri De Biasi vijon të rrëfejë suksesin e tij këtë herë tek Calcionews24.com.
Kanë kaluar disa ditë nga kualifikimi për në Europian,tashmë që e shihni më ftohtë cilat janë përshtypjet?
De Biasi: Përshtypjet janë pak a shumë të njëjta me ato emocione që jetuam në fund të ndeshjes në Armeni. Kemi arritur diçka të paimagjinueshme. Askush nuk e mendonte që Shqipëria do të shkonte në Francë 2016.
Në momentin që mbërritët në Shqipëri çfarë ju kërkoi Federata?
De Biasi: Absolutisht asgjë,e rëndësishme ishte që të përmirësonim futbollin në vend.
Kur e kuptuat që mund të arrinit hapin e madh, ka pasur ndonjë moment të veçantë?
De Biasi: Besoj se gjënë më të rëndësishme e kemi bërë fushatën e kaluar kualifikuese kur shkuam e fituam në Oslo ndaj Norvegjisë 1-0. Atje filluam të besonim në forcat tona sepse Shqipëria thuajse kurrë nuk kishte fituar ndaj ekipeve të mëdha mbi të gjitha në transfertë.
Grupi ku ju bënit pjesë ka qenë shumë i vështirë,kush ishte moment I kthesës kur e kuptuat se Po mund të shkonit në Francë?
De Biasi: Barazimi në Danimarkë ishte më i rëndësishmi pasi Danimarka ishte kundërshtari direkt. Tjetër faktor i rëndësishëm ka qenë edhe karakteri i treguar në fund të edicionit. U mposhtëm në fund nga Portugalia e Serbia por arritëm të gjenim forca dhe rikarikuam bateritë dhe fituam në Armeni. Ishte e vështirë pas humbjes me Serbinë por ne kishim ndërtuar diçka të mirë,me stafin dhe futbollistët më pas arritëm të jepnim maksimumin pavarësisht se nuk ishte e lehtë.
Basha e Memushaj kanë qenë të rëndësishëm në mesfushë. Kë futbollist tjetër do u këshilloje skuadrave italiane?
De Biasi: Jo vetëm ata por edhe Hysaj po bën gjëra ët mira tek Napoli. Berisha tek Lazio po luan në Europa League. Ka shumë lojtarë të tjerë që luajnë në Zvicër,Turqi,Gjermani e deri në Azerbajxhan.K a q
qenë e vështirë që të luanin të gjithë.
Meritë e madhe i takon edhe punës që është bërë me zbulimin e talenteve nëpër Botë?
De Biasi: Kur unë mbërrita Kombëtarja kishte nevojë për një ndryshim brezash por ne udhëtuam shumë gjetëm lojtarë dhe besoj se i kemi dhënë Kombëtares një dimension interesant.
Europiani është ende larg por Shqipëria juaj dhe Islanda mund të luajnë rolin e surprizës?
De Biasi: Besoj se do të shkojmë në Francë të vetëdijshëm në forcat tona. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të shpresojmë që këto muaj të mos kemi dëmtime.
A ka pasur ndonjë moment që ju ka emocionuar më shumë në aspektin human?
De Biasi: Më kanë uruar shumë politikanë dhe njerëz të sportit. Më kanë ardhur mesazhe nga Marcello Lippi, Roberto Donadoni dhe Gattuso që më kanë emocionuar shumë. Por ndoshta komenti më I bukur më ka ardhur nga Kryeministri i vendit.
Sigal