De Biasi merr çmimin “Panchina D’oro”

521
Trajneri i Kombëtares Shqiptare është fitues i Cmimit “Panchina D’oro”, Stoli i Artë, një vlerësim ky që bëhet nga një institucion prestigjioz si Federata Italiane e Futbollit, FIGC. Në faqen e saj zyrtare Federata Italiane informon se në ceremoninë që zhvillohet këtë të henë, e cila organizohet nga Sektori Teknik i FIGC, jepen vlerësimet për trajnerët më të mirë në Serinë A, B si dhe kampionatet e tjera. Supersport disponon ndërkohë dhe ftesën që i është bërë trajnerit të Kombëtares Shqiptare Gianni de Biasi, në emër të Presidentit të Sektorit Teknik Gianni Rivera dhe Drejtorit të Shkollës së trajnerëve, Renzo Ulivieri duke e lajmëruar se në ceremoni do të jenë të lumtur t’i dorëzojnë cmimin Special të Stolit të Artë pasi është dalluar në fushën ndërkombëtare duke i dhënë më tepër vlera emrit të shkollës italiane të trajnerëve.
Ky është padyshim një vlerësim prestigjioz për De Biasin, i cili vjen për meritat e trajnerit në drejtimin e Kombëtares Shqiptare me të cilën surprizoi opinionin ndërkombëtar duke siguruar kualifikimin në kampionatin Europian të Futbollit. Në këtë mënyrë vjen një tjetër konfirmim se eksperienca me kuqezinjtë mund të konsiderohyet si një kulm i karrierës për një trajner me përvojë të madhe si De Biasi që në drejtimin e kuqezinjve ka arritur të vlerësojë akoma më tepër shkollën italiane të trajnerëve, e cila vlerësohet gjerësisht si më e mira në botë.
Sigal