De Biasi mbledh kombëtaren për ndeshjen me Izraelin

61

Kombëtarja nisi
në Durrës përgatitjet për ndeshjen e 4-t në eliminatoret e Botërorit rus.
Seanca e parë stërvitore për ndeshjen e së shtunës me Izraelin ishte kryesisht
pa një ngarkesë të madhe fizike dhe me shumë lojë me top duke qenë se
futbollistët kuqezi kanë patur vetëm pak orë më parë impenjime me klubet e tyre.

Gjatë
seancës, 6 futbollistë u stërvitën veçmas nga pjesa tjetër e grupit, Berat
Gjimshiti, Rei Manaj, Ledian Memushaj, Burim Kukeli, Eros Grezda dhe Armando
Sadiku, që vjen pas një periudhe të gjatë riaftësimi për shkak të një dëmtimi.

Të 6 këta futbollistë gjithashtu nuk morën pjesë as në
skemat e përgatitura nga trajneri, ndërsa zhvilluan një vrap të lehtë rreth
fushës ku u stërvit kombëtarja. Stërvitja e parë zgjati rreth 80 minuta dhe humori
i lojtarëve ishte ai i duhuri për nisjen e një jave përgatitjesh për një
ndeshje shumë të rëndësishme ndaj një rivali direkt si Izraeli.