De Biasi: Kujdes me Danimarkën përsërisim suksesin me Portugalinë

73

DURRES – Kur kanë mbetur thuajse 24 orë nga ndeshja Shqipëri – Danimarkë, që do të luhet në stadiumin e saporestauruar “Elbasan Arena”, trajneri i kombëtares Gianni De Biasi ka dalë në një konferencë për mediat ku ka analizuar situatën në kapmin kuqezi.
 
Për trajnerin italian të kombëtares sonë, ekipi ynë duhet të tregojë kujdes, pasi sipas tij, Danimarka është një ekip i përgatitur fizikisht. Ai i ka bërë thirrje lojtarëve të përsërisin suksesin me Portugalinë.
 
Sa i përket formacionit, De Biasi nuk ka dashur të zhbilancohet, por ka theksuar se do të vendosë për 11 fillestare pas stërvitjes së sotme, e cila është edhe e fundit.  

“Dhet të jemi të kujdesshëm sepse ato janë një skuadër e fortë dhe e përgatitur fizikisht. Me Danimarkën duhet të përsërisim suksesin me Portugalinë. Sot do bëjmë stërvitjen e fundit ku do përcaktojmë edhe formacion kundër Danimarkës. Besoj se këto skudrat e grupit janë ekipe të forta. Duhet kujdes me to.” tha trajneri