De Biasi: Januzaj zgjodhi Belgjikën për babanë që kërkonte famë. Me ne nuk negocioi asnjëherë, u soll keq

448
Gianni De Biasi ka shprehur keqardhje që Adnan Januzaj nuk vendosi të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë, por për Belgjikën.
Dhe, për këtë përzgjedhësi i kuqezinjve ka fajësuar babain e futbollistit kosovar të Manchester Unitedit, Abedin Januzajn.
De Biasi ka thënë se babai i tij është sjell keq me kuqezinjtë, me të cilët nuk pranoi asnjëherë të negociojë.
“Januzaj? E ka zgjedhur Belgjikën për babanë i cili kërkonte më shumë famë. Me ne nuk ka negociuar asnjëherë, është sjell keq”, ka deklaruar De Biasi për mediat italiane.
Para se ta zgjidhte Belgjikën, Gianni De Biasi kishte bërë përpjekje shumë të mëdha që ta takojë babain e mesfushorit. Por, ankohej se Abedini as nuk i përgjigjej në telefon.
Sigal