De Biasi: Ja pse nuk mora në “Euro 2016” Rashicën dhe Gjimshitin

450
Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi sqaron për zgjedhjet që ka bërë për listën që ka dërguar në “Euro 2016”. Gjimshiti, Rrahmani, Ajeti dhe Shala ishin 4 të sakrifikuarit nga 27 futbollistët që ka pasur në dispozicion në Francë. “Ka qenë një vendim shumë i vështirë, dhe i trishtë, por sigurisht që ne duhet të bëjmë disa vlerësime të detajuara për disa lojtarë Ishte një mënyrë e drejtpërdrejt. Ua thashë në sy arsyet kryesore se pse ata nuk do të ishin me grupin në Francë. Reagimi i futbollistëve? Lojtarë e pranuan vendimin sepse ishte një vendim që do të merrej. Ata e dinin se çfarë i priste, dhe janë bërë në bazë të bindjeve të mia se cilët do të ishin më të dobishëm për në Francë. Gjimshiti- “Sepse ka një vit që nuk luan” Rashica- “Ka luajtur shumë gjatë këtij, por fatkeqësisht nuk ka qenë shumë me ne. Është një super lojtar që kam besim që do të jetë me ne në të ardhmen”.
Sigal