David De Gea te United deri në 2019-n

459
Tashmë është zyrtare. David De Gea do të qëndrojë te Manchester United. Klubi anglez e bëri të ditur këtë lajm nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku theksohet se portieri 24-vjeçar firmosi me “djajtë e kuq” një kontratë 4-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një tjetër vit. De Gea ishte shumë pranë kalimit te Reali i Madridit, por ky transferim nuk u realizua, për shkak të burokracive, duke bërë që United të ndryshojë menjëherë strategji dhe t’i ofrojë atij kontratën e re.
“Jam shumë i kënaqur, që do të nis një kapitull të ri te Manchester United – tha De Gea. – Më ka pëlqyer gjithmonë të luaj me futbollistët e kësaj skuadre, përballë tifozëve tanë fantastikë. Manchester United është një klub special dhe ‘Old Trafford’ një vend ideal për mua, për të vijuar karrierën. Mezi po pres që ta lë të vështirën e kësaj vere pas krahëve dhe të nis punën për t’u përmirësuar e për të ndihmuar skuadrën në arritjen e sukseseve”, u shpreh portieri spanjoll.
Sigal