Dash FRASHËRI / Ambasadori Etore Sekui, kundër Shqipërisë?!

528
Sigal

Njëshi i BE-së në Tiranë do të jetë kapiteni i Bashkimit Europian, në ndeshjen e 100-vjetorit

Ambasadori i Bashkimit Europian, Etore Sekui, kundër Shqipërisë?! Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, kundër vendit tonë?! Duket si një skenar “thriller”, por në fakt ka të të bëjë me një ndeshje miqësore me karakter sportiv: Shqipëri-Bashkimi Europian. Në “Qemal Stafa”, sot në orën 18:30, do të zbresin dy formacione elitare: diplomatë, aktorë, njerëz të mediave dhe futbollistët më të njohur shqiptarë të të gjitha kohërave do të zbresin të hënën në orën 18:30 në stadiumin “Qemal Stafa”. Gjithçka është organizuar nga Zyra për Informimin e Bashkimit Europian dhe nën kujdesin e veçantë të ambasadorit të BE-së në Tiranë, italianit Etore Sekui. Diplomati i shquar italian do të mbajë shiritin e kapitenit të skuadrës së Bashkimit Europian. Kjo ndeshje zhvillohet në vazhdën e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë. Trajneri i skuadrës së BE-së do të jetë tekniku i kombëtares, Xhani De Biazi, ndërsa për Shqipërinë, ish-trajneri i përfaqësueses sonë, Astrit Hafizi. Kapiten i skuadrës shqiptare do të jetë Erjon Bogdani. Dje, Me premtimin për të vazhduar më tej përkrahjen dhe ndihmën ndaj gjithë personave me aftësi të kufizuar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka hapur ndeshjen e basketbollit mes kombëtareve të Shqipërisë dhe Kosovës. E organizuar si pjesë e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe e mbështetur nga Bashkia e kryeqytetit ky eveniment ka vendosur përballë përfaqësueset e dy vendeve të përbëra me sportistë paraolimpik. Në fjalën e hapjes, kryebashkiaku Basha bëri të ditur se këta njerëz janë një shembull për vullnetin e  tyre për të kapërcyer kufizimet e tyre fizike dhe se institucioni që ai drejton do të vazhdojë t’i mbështesë akoma më shumë në të ardhmen.