Danimarkë-Shqipëri, publikohen formacionet

498
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Danimarkë-Shqipëri. Kombëtarja jonë do të zbresë në fushë në ndeshjen ndaj Danimarkës, të vlefshme për eliminatoret e Euro 2016, me këtë formacion: Berisha; Xhimshiti, Ajeti, Cana, Agolli; Xhaka, Kukeli, Abrashi; Lenjani, Gashi; Çikalleshi. Ashtu siç pritej, trajneri Gianni De Biasi ka vendosur të luajë me një formacion 4-5-1, me Çikalleshin të vetëm në sulm, të mbështetur nga Lenjani dhe Gashi në krahë. Ndërkohë, formacioni i Danimarkës është ky: Schmeichel; Jacobsen, Kjaer, Agger, Durmishi; Hojbjerg, Kvist; Sisto, Krohn-Dehli, Jorgensen; Bendtner.
Sigal