Danimarka refuzon tifozët serbë: Janë huliganë

450
Danimarka i mbyll dyert e stadiumit tifozëve serbë, duke i cilësuar të rrezikshëm si autorë të akteve të përsëritura të huliganizmit. Arsyeja është se as vetë serbët nuk mund të garantojnë për sjelljen e fansave të tyre.
Dy rivalët e Shqipërisë në Grupin i të eliminatoreve të Francë 2016 do të përballen në 13 Qershor në Kopenhagen, ndeshje për të cilën Federata Daneze e Futbollit ka refuzuar të pajisë me bileta tifozët serbët.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe të cilat kanë publikuar madje edhe letrën zyrtare nëpërmjet të cilës Federata Daneze informon Federatën Serbe se tifozët e saj nuk do të mund të blejnë asnjë biletë.
Danezët kujtojnë se sipas procedurës së UEFA-s për ndeshjet eliminatore biletat për tifozët e përfaqësueseve dorëzohen vetëm nga Federatat respektive. Ajo kujton se ka negocuar për një kohë të gjatë me Federatën Serbe në mënryë që ajo të ndjekë procedurën e pajisjes me bileta por serbët nuk kanë dërguar asnjë delegacion që të mund të merrte përgjegjësinë për fansat e tyre.
Në këtë mënyrë pasi është konsultuar edhe me UEFA-n, dhe është informuar nga qeveria europiane e futbollit se nëse Federata Serbe nuk mban përgjegjësi për fansat e saj atëherë për çdo situatë të mundshme në kritike në stadium do të mbante përgjegjësi si në aspektin disiplinor ashtu edhe në atë financiar Federata Daneze, kjo e fundit ka vendosur që jo vetëm të mos përcaktojë asnjë sektor të stadiumit për tifozët serbë, por t’i rezervojë të gjitha biletat vetëm për fansat nga Danimarka, duke paralajmëruar se të gjithë ata që shkojnë në stadium duke shfaqur përkrahjen për Serbinë, apo veshin fanella të saj, nuk do të lejohen të hyjnë në stadium.
Vendimi i Danimarkës vjen pas akteve të përsëritura të huliganizmit nga tifozët serbe, që treguan fytyrën më të shëmtuar të këtij fenomeni pikërisht në ndeshjen e 14 Tetorit ndaj Shqipërisë, për të cilën pritet të merret një vendim nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë në 29 Maj.
Sigal