Daniel Godelli kampion Europe

694
Daniel Godelli fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Kroaci.
Peshëngritësi shqiptar i rikthyer në këtë sport pas një pezullimi 2-vjecar, zuri vendin e parë duke ngritur 161 kilogramë në provën e tretë.
Pasi dështoi në dy tentativat e para, Godelli guxoi në të tretën duke rritur peshën me 5 kilogramë më shumë se prova e parë.
Në shkëputje u rendit i gjashti por shqipëria doli me medalje në këtë stil pasi Erkand Qerimaj u rendit i dyti me medaljen e argjentit si dhe të bronxit në dygarësh. Shkodrani ngriti 193 kilogramë në provën e tretë.
Shqipëria mori edhe një tjetër medalje bronxi. Briken Calja u rendit i treti në shtytje me 175 kilogramë.
Për femrat, Romela Begaj u rendit e pesta në kategorinë e saj.
Sigal