Dalin në shitje biletat për ndeshjen Izrael-Shqipëri. Ja sa kushton të shohësh Kombëtaren

602
Shqipëria do të luajë në Izrael në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”. Ndërkohë që FSHF-ja bën me dije se për këtë sfidë kanë dalë tashmë në shitje edhe biletat.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në datën 11.06.2017 ora 20:45 në stadiumin “Sammy Ofer” të qytetit Haifa, Izrael.
Biletat per tifozet e kombëtares do të jenë të kategorisë së dytë, ndërsa një biletë do të kushtojë 21 euro, siç njofton FSHF-ja.
“Personat e interesuar jane te lutur te dergojne e-mail ne adresen zyrtare : [email protected] ne te cilen duhet te shkruajne sasine e biletave qe duan te rezervojne, emer/mbiemer te personave qe do te shkojne ne stadium si dhe kontaktet personale , e-mail dhe nr tel. Pasi te kene bere rezervimin ne kete adrese e-maili, jane te lutur qe pas dates 25 Maj 2017 te paraqiten prane Federates Shqiptare te Futbollit per te kryer pagesen dhe terhequr biletat”,- sqaron më tej FSHF.
Sigal