Daja solidarizohet me viktimat, shmang deklaratën

469
Sigal

lir Daja nuk ka dashur të prononcohet pas miqësores së zhvilluar dje. Shkak është bërë gjendja që po kalon vendi ynë, si pasojë e tërmetit katastrofik që ra më 26 nëntor. 

Një shenjë respekti ai ka evituar daljen para mediave të paktën në këtë rast. E megjithatë, në bisedën e zhvilluar më të, trajneri ka bërë me dije se ky test miqësor ishte i nevojshëm për ekipin.

Fillimisht për të mbushur ciklin javor me një ndeshje, pavarësisht se jo në forcën dhe vështirësinë e kundërshtarit që do të përballen javën e ardhshme dhe së dyti për të parë grupin e lojtarëve që nuk kanë marrë fort hapësira. Në këtë takim, tekniku bardhekuq është limituar për zgjedhjet e tij.

Ai vendosi të mos i aktivizojë lojtarët që kanë pasur probleme së fundmi si Dita, Krasniqi apo Daja, duke u dhënë më shumë vëmendje të rinjve.