Daja “qan” dëmtimet, vlerëson arbitrat maltezë

504
Ka qenë një fitore e lexueshme ajo e Skënderbeut dje me Vllazninë, jo vetëm se kjo ndeshje transferte u luajt në fushën e tij, por edhe se skuadra korçare është në vazhdimësinë e fitoreve në Superiore, përpos lodhjes që ka skuadra e drejtuar prej tij. “Për ne, synim ishin tri pikët, dhe ia arritëm. Ndoshta mund të luanim më mirë, por lodhja bën të veten. Ekipi tregoi mentalitet fituesi, edhe pas lodhjes së kësaj jave, ndërsa dua veçoj edhe gjykimin korrekt të treshes nga Malta”, theksoi bankina e Skënderbeut, Ilir Daja, i cili në distancë i ktheu përgjigje Presidentit të Kukësit, Safet Gjici. “Presidenti Takaj mund ta japë vetë këtë përgjigje, por ne nuk kemi pasur aleatë, as këtë vit as një sezon më parë. U bë zgjedhja më e mirë”, përfundoi trajneri Daja.
Sigal