Daja: Flamurtari im nuk e ka treguar potencialin, arrijmë zonën Europiane

386
Sigal

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja është shprehur i kënaqur për pikën e marrë në një fushë të vështirë si ajo e Gjirokastrës. Në prononcimin e tij për mediat, tekniku ka konfirmuar se nga loja e zhvilluar në fushën e lojës, rezultati i drejtë ishte barazimi.

“Sigurisht që kur nisemi, nisemi për të marrë rezultatin maksimual. Pastaj kur shikon atë që prodhove në fushën e lojës, rezultati më i drejtë ishte barazimi. Përballë kishim një ekip të mirëvendosur dhe këtu gjej rastin edhe të komplimentoj stafin teknik të kundërshtarit. Pas entuziasmit që kishte në ndeshjen e Kupës, te Gjirokastra ekzistonte edhe manovra e mbrojtjes dhe sulmit. Të njëjtën gjë do të them edhe për skuadrën time, pasi u paraqitem mirë, duke ditur se në Gjirokastër luhet futboll. Megjithatë, e konfirmoj se me atë që dhamë në lojë, rezultati më i drejtë ishte barazimi. Sigurisht që rithem se objektivat nuk mund të arrihen kurrë të vetëm. Objektivat arrihen në grup, në bashkëpunim, pasi çelësi i suksesit është bashkëpunimi. Mendoj se kemi bërë një kampionat të mirë. Kemi pasur shumë mungesa dhe mendoj se lojtarët që ishin në dispozicion dhanë maksimumin, edhe kur ekipi kundërshtarë kishte motivimin maksimal për të fituar ndeshjen. Vazhdojmë të jemi në një pozicion ku nuk i kemi larg skuadrat që luftojnë për një vend në UEFA. Por besoj se nëse do të kemi edhe kontigjentin në favorin tonë do të bëjmë akoma më mirë se sa kemi bërë deri më tani. Në fund fare, Flamurtari nuk ka treguar asnjëherë maksimumin e vet, pasi gjatë rrugës kemi hasur probleme qoftë me dëmtimet dhe me federimet e vonshme të lojtarëve “-tha Daja.