Sigal

Cristiano Ronaldo “zbret në fushë” kundër racizmit në futboll. Kampioni portugez ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet në një duel me mbrojtësin e Napolit, Koulibaly. Edhe mesazhi, i shkruar në gjuhën italiane, ishte mjaft domethënës.

“Në botë dhe në futboll duhet të jesh gjithmonë i edukuar dhe të tregosh respekt. Jo racizmit dhe çdo lloj ofendimi dhe diskriminimi!!!”

Vetë Koulibaly, pas pas koreve raciste në drejtim të tij në ndeshjen me Interin, shkroi në rrjetet sociale se ishte krenar për ngjyrën e lëkurës së tij.