Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Real Madridi…deklaratë për “Marca”

589
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, do të qëndrojë këtë sezon te klubi kryeqytetas, për të treguar “edhe njëherë” shpërthimin në sezonin 2016-2017, shkruan gazeta sportive spanjolle “Marca”.
“Fitorja e trofeve të rëndësishme me klubin tim vitin e kaluar ka qenë gjeniale, ashtu si dhe për trofetë individuale”, deklaroi ylli portugez për gazeten “Marca”, që e ka pyetur në Shanghai.

Një veprim ky, sipas “Marca” për t’i dhënë fund zërave të “lëshuar” nga gazeta portugeze “O Globo”, që përmendi në qershor mundësinë e largimit të tij pas akuzave për evazion fiskal.

Cristiano Ronaldo është akuzuar nga drejtësia spanjolle për evazion fiskal prej 14,7 milionë euro.

Cristiano Ronaldo, 32 vjec, do të pyetet më 31 korrik nga një gjykatë në Pozuelo, pranë Madridit.
Sigal