Cristiano Ronaldo ‘bie’ nga froni, e sfidon një modele

643
Ylli portugez i Real Madrid Cristiano Ronaldo duket se ka humbur garën ndaj modeles amerikane Kylie Jenner për “Like” në Instagram.
Së fundmi Kylie Jenner ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë.
Përdoruesit në Instagram kanë patur një interes tepër të madh për të njohur vajzën e saj të parë të ardhur në jetë dhe më të voglën e familjes Jenner.
Fotoja që modelja ka postuar në profilin e saj në rrjetin social Instagram ka marrë 15 267 394 pëlqime.
Deri më tani rekordin më të madh e mbante Ronaldo me postimin që kishte bërë kur bashkëshortja e tij solli në jetë vajzën e saj të parë, Alana Martina.
Fotoja e postuar nga portugezi ishte me Georgina- n, Cristiano Junor dhe me vogëlushen e porsalindur, foto e cila numëronte 11 328 879 pëlqime.
Sigal