Cristiano Ronaldo bëri që PSG t’i ‘rrëmbente’ Neymar-in Barcelonës

592
Cristiano Ronaldo pati kontakte me ekipin francez të Paris Saint Germain këtë verë për një transferim të mundshëm të portugezit, shkruan “CalcioMercato”.
Tratativat filluan kur ylli i Real Madrid po merrte në konsideratë, ose të paktën kështu i bëri të ditur disa prej bashkëlojtarëve të Realit, një dalje të mundshme nga Santiago Bernabeu, pas akuzave për evasion fiskal.

CR7 ishte objektivi kryesor i Paris Saint Germain, dhe klubi ishte i gatshëm të bënte një ofertë konkrete vetëm nëse vetë lojtari do të bënte hapin e parë për të dalë nga Madridi.

Meqë një përgjigje e portugezit nuk erdhi më, PSG u hodh menjëherë në sulm fuqishëm për shërbimen e brazilianit Neymar, transferim që e bëri konkret duke i paguar 220 milionë Barcelonës.
Sigal