CR7-Messi, rivalitet i përjetshëm, por në Instagram Ronaldo fiton dyfishin

82

Mes Cristiano Ronaldo e Lionel Messi sfida është pambarim. Nëse nuk e sjellin ata në vëmendje (“Është një stimul më shumë”, ka thënë gjithnjë portugezi), mendon shtypi, rrjetet sociale ose votuesit e topit të Artë. Por ka një fushë, jo të gjelbër, në të cilën Ronaldo nuk e ka frikë aspak argjentinasin: fusha dixhitale e Instagram.

E këtë herë nuk bëhet fjalë vetëm për numrin e ndjekësve (më shumë se 186 milionë për Cristiano, 133 për Messi), port ë ardhurat e çmendura që vijnë prej aty… Ylli i Juventus, vetëm vitin e kaluar, ka arkëtuar falë Instagram më shumë se 44,1 milionë euro, gati më shumë se dyfishi i argjentinasit të Barça, që është ndalur në 21,2. Shifra të frikshme në të dyja rastet, mjafton të mendosh që janë dy të parët në nivel botëror: e treta në fakt është Kendall Jenner (14,4), i katërti David Beckham me më pak se 10 milionë.

Një studio e Buzz Bingo ka ekzaminuar postimet e të gjithë yjeve të rrjeteve sociale: në një vit Cristiano ka publikuar në Instagram 49 të sponsorizuara, duke fituar për cdo një prej tyre 900 mijë euro, duke kaluar 44 milionë. Në të njëjtën periudhë kohore, Leo ka bërë 36 postime prej 590 mijë euro një. Një vlerësim inferior ndaj postimeve të Neymar (i gjashti pas Selena Gomez), që ka publikuar vetëm 10, duke përfituar më shumë se 6,5 milionë euro.