Ç’po ndodh te Juventus? Dëmtohet Cristiano Ronaldo

451
Sigal

Ditën e sotme Juventusi është kthyer në stërvitje për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Napolit.

Mirëpo, “Tuttomercato” raporton se Cristiano Ronaldo është stërvitur i diferencuar nga grupi, sepse në patur një shqetësim në kaviljen e tij nga ndeshja e fundit të luajtur ndaj Bologna-s, ku bardhezinjtë fituan me rezultatin 0-1.

Nuk duket shumë serioz dëmtimi, pasi lojtari do të bashkohet me grupin nesër, por që mund të jetë një “alarm” për t’u treguar më i kujdesshëm, pasi përpara ka shumë ndeshje të rëndësishme për të luajtur, e një prej tyre është ajo në Champions League në “Allianz Stadium” ndaj Atletico Madrid, ku skuadra e Allegrit u mund në Madrid me rezultatin 2-0.