Ç’po ndodh tek Juventus? Allegri largohet nga pankina e “Zonjës së vjetër”

83

Masimilliano Allegri nuk do të jetë më trajner i Juventusit. Zërat që qarkullonin ditët e fundit janë konfirmuar nga vetë klubi Juventin me anë të një deklarate zyrtare shpërndarë për mediat.

“Allegri nuk do të ulet në pankinën e Juventusit për sezonin e ardhshëm 2019/2020. Tekniku dhe presidenti Agnelli do të takohen bashkë për një konferencë për mediat që do të mbahet nesë në orën 14:00”, lexohet në njoftimin e “Zonjës së Vjetër”.