Çpo ndodh te Juventus? Ronaldo zemërohet, i bërtet Allegrit

420
Sigal

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, nuk ishte aspak i lumtur me paraqitjen dhe veprimet e skuadrës së tij, gjatë pjesës së dytë në ndeshjen kundër Napolit, në kuadër të Serisë A.

Futbollistët e “Zonjës së Vjetër” nuk bënin presion në sulm dhe portugezi tentoi t’i nxiste bashkëlojtarët e tij, në mënyrë që të mos e lejonin skuadrën e Napolit të dominonte.

Mirëpo, kjo nuk i mjaftoi Ronaldos. Ai u sigurua që edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, të kuptonte mendimet e portugezit. Kur ai kuptoi se ishte i vetmi që po bënte presion në pjesën e fushës së kundërshtarit, ai kthehet drejt Allegrit dhe bërtet: “Zotëri!”

Juventusi e fitoi përballjen kundër Napolit me rezultat 2:1. Kjo ndeshje ishte mjaft dramatike pasi që të dy skuadrat mbetën me nga dhjetë futbollistë në fushë, për shkak të kartonëve të kuq.

Për më tepër, Lorenzo Insigne e humbi një penallti në fund të ndeshjes, që do t’ia kishte siguruar barazimin Napolit.