Ç’po ndodh në Itali? Disiplina asnjë masë për koret raciste ndaj lojtarëve të Juves

464
Sigal

Koret raciste në ndeshjen mes Cagliarit dhe Juventusit në mesjavë kanë bërë xhiron e botës, por mesa duket jo te drejtuesit e Federatës Italiane. Komisioni i Disiplinës, ka vendosur që të mos marrë asnjë masë ndaj klubit të Cagliarit edhe pse pati shumë kore raciste ndaj futbollistëve me ngjyrë të bardhezinjve, ndërkohë që Kean është paralajmëruar për festimin e bërë.

Gjykatësi Gerardo Mastandrea në fakt ka kërkuar hetime të mëtejshme për të marrë elemente të reja për këtë çështje. Në veçanti, organet kompetente do të duhet të kuptojnë nëse “buuja” raciste i drejtohej Kean dhe Matuidi dhe nëse kanë ardhur edhe përpara golit apo festimi i sulmuesit ka sjellë provokimin.

Për këtë arsye, do të jetë detyra e Prokurorisë Federale të kuptojë për ngjarjet e ndeshjes së të martës. Koret raciste do të dëgjohen nga inspektorët dhe pritet që të merret një vendim javën e ardhshme.