Coutinho plus 70 milion euro. Oferta e çmendur e Livepool për Gareth Bale

750
Real Madrid mori një ofertë të çmendur nga Liverpooli verën e kaluar.
klubi anglez gjatë verës së 2017 ofroi Coutinhon dhe 70 milionë euro për shërbimet e Bale, por kjo kërkesë u refuzua.
Një raport në El Mundo Deportivo thotë se Los Blancos e donte lojtarin brazilian, i cili përfundimisht iu bashkua rivalëve të tyre, Barcelonës, në janarin e këtij viti.
Megjithatë, gjatë verës së kaluar ishte trajneri Zinedine Zidane që refuzoi mundësinë për të stërvitur Coutinhon.
Jurgen Klopp është admirues i madh sulmuesit uellsian dhe nuk do të hezitonte të kryente një marrëveshje të tillë.
Bale është përfolur shumë kohët e fundit për një largim nga Real Madridi, pasi ka rënë nga rend ii lojtarëve të preferuar.
Ylli i Uellsit kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha angleze, ku më të përfolurat janë Manchester Unitedi dhe Chelsea.
Sigal