Coutinho për pozicionin e ngjashëm me Iniestan: “Ai është gjeni, trajneri vendos”

532
Coutinhos nuk i intereson pozicioni, ai thotë se kjo i takon trajnerit nëse duhet të luajë në vend të Iniestas apo të dikujt tjetër. Dëshira e tij është që sa më parë t’i bashkohet skuadrës.
“Iniesta është gjeni dhe nder që të luaj me të dhe të mësoj nga ai. Nuk ka rëndësi pozicioni, këtë e vendos trajneri, unë dua të jem me shokët dhe të luaj sa më parë”, deklaroi Coutinho.
Coutinho u prezantua gjatë ditës së sotme në Camp Nou, por nuk do të jetë në gjendje të debutojë edhe tri javë.
Gjatë testeve mjekësore, u mësua se braziliani vuan nga një dëmtim në kofshën e djathtë dhe se do të jetë jashtë fushave për së paku 20 ditë
Sigal