Sigal

Philippe Coutinho nuk po kalon një moment të mirë te skuadra e Barcelonës. Mediat spanjolle shkruajnë se futbollisti brazilian nuk është i kënaqur nga situata aktuale duke kërkuar sqarime nga klubi nëpërmjet përfaqësuesve të tij. Një situatë që është e ngjashme me atë të Hysajt te Napoli.

Në katër ndeshjet e fundit, Coutinho është aktivizuar vetëm në 62 minuta dhe në të gjitha ndeshjet ka luajtur nga stoli. Largimi nga formacioni kanë shkaktuar zemërimin e brazilianit, i cili mund të vendosë që të largohet që në merkaton e janarit, pasi Manchester United e pret krahë-hapur.

Valverde duhet t’i japë një shpjegim të mirë nëse nuk dëshiron që ta humbë.