Costa pranë rikthimit, Atl. Madrid vijon të këmbëngulë për sulmuesin

602
Diego Costa mund të kthehet sërish tek Atletico e Madridit. Raportet aspak të mira me trajnerin italian Antonio Conte e ka nervozuar sulmuesin spanjoll. 28 vjecari ka kërkuar largimin nga Chelsea dhe duket se do të rikthehet tek ish- ekipi i tij që ka ofruar 55 milonë euro.

Diego Costa vazhdon të mbetet i papunë dhe kur është i punësuar. Sulmuesi spanjoll nuk po kalon momente të mira te Chelsea dhe pritet largimi i tij nga ‘Stamford Bridge’

Atletico Madrid pritet ta bëjë sulmuesin brazilian me pasaportë spanjolle, Diego Costën blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit pasi ka bërë ofertën përfundimtare për Chelsean.

Me synimin për ta pasur në muajin janar në skuadër, ‘Los Colchoneros’, do të paraqesin këto ditë ofertën prej 55 milionë euro plus 10 milionë të tjera bonuse për 28-vjeçarin.

Sipas mediave angleze, ka optimizëm për mbylljen e këtij operacioni që do t’i rikthente lumturinë sulmuesit spanjoll i cili stërvitet i vetëm dhe nuk është më në planet e trajnerit Antonio Contes te Chelsea.

Edhe pse sezonin e shkuar ishte një nga eksponentët më të rëndësishëm të bluve të Londrës, duke shënuar gola të rëndësishëm dhe si pasoj në fund të sezonit u kurorzuan si kampion të Premier ligës telashet mes tij dhe trajnerit Antonio Conte janë evidente.

Tekniku italian nuk e ka në preferencat e tij madje edhe nuk e grumbullon me ekipin duke i besuar formacionin Moratës, dhe si zëvendësues të spanollit ka zgjedhur sulmuesin belg Batshuai.

Sipas të gjithë parashikimeve sulmuesi i neutralizuar spanjoll do të rikthehet sërish tek ish ekipi i tij ku arriti të fitoj një La Liga dhe humbi finalen e Lisbonës në kuader të kompeticionit Uefa Champions League me rivalët e Real Madritit në sezonin 2013-2014.

Costa iu bashkua kampionëve aktual të Anglisë në vitin 2014 pikërisht nga Atletico Madrid për shifrën e 38 milionë eurove.
Sigal