Conten: Marassi duket si kurth, ne nuk jemi favorit si Juve dhe Napoli

450
Sigal

Interi e ka nisur mjaft mirë kampionatin me 5 në 5 ndeshje e para, por ndeshjet sa vijnë e vështirësohen për zikaltërit. Sfida e radhës do të jetë ndaj Sampdorias në transfertë, ndërkohë që më pas vijnë Barcelonën dhe Juventusin, në një javë që e vendos Antonio Conten para 3 provimeve shumë të vështira. Gjithsesi trajneri italian ka besim te futbollistët e tij.

“Të luash në Marassi është si të jesh në një kurth. Sampdoria është një skuadër e organizuar që drejtohet nga një trajner i zoti si Di Francesco. Duhet të bëjmë kujdes, do të jetë ndeshje e vështirë. Për klasifikimin është vetëm fillimi, kemi shumë për të humbur.  Është ndeshja e 5-të brenda pak ditëve, duhet të marrim dhe rreziqe. Është e drejtë që të zgjedh një formacion që më jep më shumë garanci. Lukaku pushim? Ai është pjesë e kësaj skuadre.

Cilësia e kampionatit këtë vit është rritur. Sot nuk jemi favorit, janë Juventus dhe Napoli, por nuk duhet të ndryshojmë. Lazio është një skuadër e fortë, sezonin e kaluar fituan Kupën e Italisë. Ata mund të luftojnë për të zënë një vend mes katër më të mirave. Milani ka futbollist të mirë, ka një trajner të mirë dhe ka një skuadër të fortë. Ne duhet të luftojmë me të gjitha forcat, do të shohim se cila është më e mira jonë”, deklaroi Conte në konferencën për shtyp.