Conte: Ndeshje e rëndësishme, por jo finale ndaj Dortmundit

414
Sigal

Në vigjilje të ndeshjes së radhës në Champions League ndaj Dortmundit, trajneri i Interit, Antonio Conte ka folur në konferencë për shtyp. Strategu italian është shprehur se koha për të përgatitur ndeshjet është e pakët, duke bërë që ekipi të shfaqë probleme të shumta në mbrojtje.

“Ta cilësosh si finale më duket e ekzagjeruar. Është një ndeshje e rëndësishme kundër një ekipi të fortë, por thjeshtë një ndeshje. Finalet do të vijnë më vonë. Kemi vetëm një ditë për të përgatitur ndeshjen. Duhet të bëjmë kujdes për të mos humbur topa. Kundër Sassuolos, nga tre topa të humbur pësuam tre gola.

Nuk dua të flas për mungesa e mia, po as dhe për ata të të tjerëve. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë. Ata janë shumë të zotë në kundërsulm. Kanë lojtarë me teknik dhe kualitet. Duam të imponojmë mënyrën tonë të futbollit dhe të marrim përsipër rreziqe si me Sassuolon.

A mjafton vetëm loja e mirë me Barcelonën? Nuk e di. Duhet të kemi vazhdimësi në prezantimet tonë. Nesër duhet të japim gjithçka deri në fund të ndeshjes. Championsi është i vështirë, jemi duke nisur një rrugëtim për të fituar më shumë eksperiencë”, deklaroi Conte.