Conte: Derbi është special, Interi gjithmonë përflitet në media

108

Pas barazimit ndaj Slavias në Champions League, Interi rikthehet në kampionat për të luajtur derbin ndaj Milanit. Tensioni në ambientin zikaltër është i lart, teksa nuk kanë munguar as përplasjet brenda ekipit. Strategu italian ka sqaruar gjithçka duke kërkuar kujdes nga lojtarët e tij, që duhet të mësohen t’i menaxhojnë më mirë situatat.

“Derbi është gjithmonë special dhe kështu do të jetë edhe nesër. Po përgatitemi në mënyrat më të mira të mundshme, pasi do të përballemi me një skuadër shumë të mirë. Ne kërkojmë të bëjmë gjithmonë më të mirën, por jo gjithmonë ia dalim të shprehemi ashtu siç duhet dhe ashtu siç përgatitemi në stërvitje.

Sherri Lukaku-Brozovic?  Është një situatë normale, të cilën klube të tjera dinë ta fshehin më mirë dhe ta zgjidhin brenda vetes. Kemi një diferencë të madhe të rritjes brenda dhe jashtë fushës. Kemi boshllëqe të mëdha dhe duhet të jemi të mirë në plotësimin e tyre. Ne duhet të ndryshojmë zakonet e këqija të gjithë së bashku.

Interi me ulje-ngritje? Unë nuk dua të flas për limitet e kësaj skuadre në sezonet e kaluara, por mund të them se në 9 vitet e fundit, iu Interi nuk ka qenë konkurrues, ulje-ngritjet kanë qenë shkaku kryesor. Ky nuk është opinioni im, por e thonë statistikat. Të martën në Champions kemi luajtur kundër një skuadre të fortë, që sezonin e kaluar u eliminua vetëm nga Chelsea në Europa League dhe ka lojtarë me eksperiencë.

Ngjashmërinë me aventurën e parë te Juvja? Siç thashë, ka një rrugë të gjatë për të bërë: nuk mund të bësh krahasime me momentin kur mora Juventusin, ai ishte një ekip që nuk merrte pjesë në kupat evropiane, pata fatkeqësinë të mos merrja pjesë, por jam me fat që i kam lojtarët shtatë ditë në javë dhe punoj me to”, deklaroi Conte.