Çmenduri në finalen e “Champions League”, 8000 euro për një vend në “Millenium Stadium”

468
Pritjes së gjatë prej 21 sezonesh pa triumfuar në “Champion League” mund t’i vijë fundi kur Juventusi me 3 qershor të luajë stadiumin e Cardiff përballë Realit finalen e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë.
Janë të shumëtë tifozët bardhezinj që duan të jenë dëshmitarë të kësaj ngjarje, por njëjëtë si në finalen e Berlinit 2 vite më parë vështirësitë janë shumë të mëdha.
“Millenium Stadium” i Cardiffi-t është një impiant me 4 yje dhe ka 66 mijë vende në dispozicion, nga të cilat, klubi torinez do të menaxhojë vetëm 18 mijë.
Ethet janë shumë të forta dhe Juventusi ka vetëm pak ditë në dispozicion për të vendosur mënyrën e shitjes. Herën e fundit, dy vite më parë në Berlin, shërbimi iu besua mes shumë polemikave një agjencie udhëtimesh, e cila i vuri në shitje ato në formë paketash me çmime shumë të larta. Zgjidhja e çështjes së shitjeve të biletave, fluturim dhe akomodim, bëri shumë tifozë nervozë, por në rastin e Kardifit, një qytet uellsian, i cili ka vetëm 45 struktura hoteli, kjo mund të jetë e vetmja rrugë e përshkueshme. Dhe në qytet është prenotuar gjithçka prej kohësh, aq sa edhe një çadër në disa kampe të ngritura ka mbërritur që të kushtojë deri në 2 mijë euro, raporton “Cor Sport”.
Për ata që duan të shmangin blerjen e biletave të vëna në dispozicion nga klubi, atëherë ata duhet t’u drejtohen pikave të shitjes së UEFAs, e cila ka në dispozicion 24.500 bileta të shpërndara nëpër sponsorë dhe federata të ndryshme. Ajo që duhet evituar, është blerja në uebsajtet “on line”, të cilat kanë 5500 bileta në dispozicion nga UEFA, por shifrat janë shumë herë më të larta, duke kaluar nga 1200 deri në 4500 euro.
Por çmenduritë nuk mbarojnë këtu, sepse ka edhe uebsajte si “Ebay”, në të cilat prenotimi i një bilete për Juventus-Real Madrid ka mbërritur deri në 8000 mijë euro dhe kërkesat janë shumë të mëdha. Por e njëjta shifër është ofruar edhe në Kardif për një dhomë hoteli për një natë, duke konfirmuar se çmenduria e tifozëve për skuadrën e tyre të zemrës nuk njeh limite..
Sigal